Don Phenom ka vazhduar me pohimet e tij kontraverse.

Këtë herë ishte Don Phenom ai që duhet të zgjidhte në lojën “Mos mba me hatër” njërën nga bukuroshet e shfaqura në ekran.


don phenom

Zgjedhja e tij duhet të ishte mes Oriola Marashit, Encës dhe Rinës.

Me shumë humor, një nga reperat më në zë të momentit, i zgjodhi të tria, por na zbuloi edhe diçka nga jeta e tij personale - transmeton Top Channel.

“Me të tria do të martohem, edhe një e kam në shtëpi dhe bëhen katër”, tha ai.

Shkurt, qartë e pa gabime, Don Phenom pranoi se jo vetëm është i lidhur, por gjërat janë më shumë se serioze duke qenë se jetojnë bashkë.

Megjithatë ai e përfundoi lojën deri në fund dhe zgjodhi të martohej me Encën, të hante një darkë me Rinën, duke eliminuar Oriolën.