LAJMI I FUNDIT:

Dokumentari ‘VIRUSSIA’ – pjesa e tretë sjell fakte të implikimit të diplomacisë ruse në Ballkan

Dokumentari ‘VIRUSSIA’ – pjesa e tretë sjell fakte të implikimit të diplomacisë ruse në Ballkan

Ngjarjet e fundit në veri të Republikës së Kosovës dhe implikimet e Federatës së Rusisë, qoftë përmes luftës hibride apo edhe vet ambasadorit rus në Beograd, janë ngjarje të ngjashme me atë çfarë trajton pjesa e tretë e dokumentarit “VIRUSSIA”.

Pikërisht ish-ambasadori rus në Serbi, Alexandar Konuzin ishte që kishte ndërhyrë te serbët e veriut në vitin 2012, duke i mbështetur protestuesit e barrikadave në komunat veriore të Kosovës.

Madje, në këtë pjesë tregohet se si një lëvizje e sotme politike në Serbi është themeluar pikërisht në barrikadat e serbëve.


Presioni diplomatik që Rusia ka ushtruar veçmas në Serbi, ka reflektuar në secilin shtet të rajonit, duke krijuar konflikte të vazhdueshme. Tregime të tjera flasin edhe për ngjarje të veçanta në Serbi, Bosnja dhe Hercegovina, Mal të Zi e Maqedoninë Veriore.

Në këtë pjesë, nga pjesëmarrësit, me tregime dhe vlerësime të veçanta, ndër më aktivët janë ish-shefi i diplomacisë serbe Vuk Draskoviq, por gjithashtu edhe ish-shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj.

Ne këtë pjesë të dokumentarit flitet edhe për kushtet që ia vuri Rusia Serbisë që mos ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tregime nga sfera e inteligjencës dhe sigurisë kanë dhënë edhe ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, Darko Trifunoviq [pjesë e strukturave të inteligjencës serbe në vitet ’90-ta], gazetarë, politologë e analistë të tjerë nga gjithë rajoni.

Dokumentari në dy pjesët e para ka trajtuar implikimin e spiunazhit dhe propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor.

Pjesa e tretë e “VIRUSSIA” do të shfaqet në RTK dhe T7 në Kosovë, më 30 shtator, dhe brenda pak ditësh edhe në O Kanal në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ky dokumentar ka filluar të shfaqet edhe në Ukrainë në TV5.

VIRUSSIA është prodhim i RTK në bashkëpunim me televizione të tjera rajonale dhe në bashkëpunim me institute të veçanta kërkimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori