Një nga filmat që u prit më së miri mbrëmjen e kaluar në PriFilm Fest ishte pa dyshim filmi "Saraje’vo". 

Ky flim u shfaq në Teatrin Kombëtar në kuadër të programit të shfaqjes së filmave ndërkombëtar.


sarajevo 5

Saraje’vo shpërfaq kryeqytetin boshnjak në mënyrën më të mirë, duke hedhur një reflektim mbi retrospektivën, që ishte sa e bukur, aq edhe e dhimbshme për shkak të zhvillimeve socio-politike.

sarajevo 4

Ky film u xhirua në regji të Mustafa Mustafic, kurse e veçanta është se drejtor i fotografisë në këtë film të kinematografisë boshnjake ishte një shqiptar. Bëhet fjalë për Almir Gjikollin nga Sarajeva (me prejardhje nga Peja), i cili u rikthye në vendlindje për një premierë shumë të suksesshme.

sarajevo 3

Filmi dokumentar “Saraje’vo” është pjesë e kinematografisë boshnjake, e cila ka një traditë të madhe dhe të njohur në botë. /Telegrafi/

sarajevo 2