Dobbins, duke folur për sfidat me të cilat ndeshet perëndimi në misionin e tij për ndërtimin e shtetit të Kosovës, ka thënë se “ende mungon pajtimi i mjaftueshëm mes serbëve dhe popullatës shqiptare që jeton në Kosovë”. Ndërsa lishur me sfidat me të cilat do të përballet Kosova, respektivisht udhëheqësit e saj, Dobbins ka renditur një mori sish: “Ndoshta sfida më e madhe është mungesa e zhvillimit ekonomik, papunësia, niveli i ulët i investimeve, sigurimi i pronësisë dhe çështje të tjera që i kufizojnë investimet”.

Pavarësia, ka vlerësuar Dobbins, i ka krijuar kushte Kosovës që të zgjidhë disa nga këto probleme, veçanërisht nëse qeveria kosovare ndjek politika të zgjuara ekonomike, Kosova, sipas tij, do të bëhet më tërheqëse për investimet dhe do të krijohen kushte më të mira që ajo të hyjë në rrugën e zhvillimit.

Ndërkaq duke vlerësuar kohëzgjatjen e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojnë të jetë tejet i angazhuar në Kosovë deri sa të dy ato vende, Kosova dhe Serbia, të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, dhe kjo, sipas Dobbinsit, ndoshta do të ndodhë 10 vjet më vonë.