Në moshën 25 vjeçare, Madison Cawthorn do të bëhet anëtari më i ri i Kongresit të Dhomës së Përfaqësuesve, sipas të dhënave të CNN-it.

Republikani pritet ta mund demokratin, Moe Davis për Rajonin e 11-të të Kongresit të Karolinës së Veriut, ku do ta zëvendësojnë Shefin e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.


Cawthorn, i sapoardhur në botën e politikës dhe konservator i vendosur, nxori një fitore të papritur parësore mbi një kandidat të mbështetur nga presidenti Trump, transmeton Telegrafi.

b14faaf5 bdfd 4260 89b3 53174b2c5659 scaled

Demokratja nga New Yorku, Alexandria Ocasio Cortez ishte më parë anëtarja më e re në historinë moderne me 29 vjet, 2 muaj dhe 22 ditë në vitin 2018.

Cawthorn citoi Ocasio-Cortez në vendimin për të kandiduar për zyrë. Ai shkroi në ueb-faqen e tij se do të kandidojë sepse "besimi ynë, liritë tona dhe vlerat tona janë nën sulm nga elitat bregdetare dhe të majtët si (Kryetarja e Dhomës) Nancy Pelosi dhe Alexandria Ocasio-Cortez".

Ndryshe, në vitin 2014, në moshën 18 vjeçare, Cawthorn u lëndua gjersa po kthehej nga një udhëtim pushimi pranveror në Florida.

Ai ishte pasagjer në një SUV, ku shokun e tij që po voziste automobilin e zuri gjumi dhe u përplasën në një pengesë betoni. Lëndimet e lanë pjesërisht të paralizuar dhe tani e shfrytëzon një karrocë për të lëvizur. /Telegrafi/

Untitled 2