LAJMI I FUNDIT:

Djali i Fatos Nanos: E vërteta e kontrollit të Policisë në lokalin tim (Video)

Djali i Fatos Nanos: E vërteta e kontrollit të Policisë në lokalin tim (Video)

Djali i ish-­kryeministrit Fatos Nano, Sokol Nano rrëfen se çfarë ndodhi në lokalin që ai administron në Bllok, pasi policia shpërndau një njoftim se është proceduar penalisht e SHÇBA nisi një hetim për policët.

Me anë të një komunikimi telefonik në News 24, Nano pranon vetëm faktin se lokali që administron në Bllok ka qenë pjesë e kontrollit të policisë për drogë, por pasi kanë kontrolluar shumë klientë, policët janë larguar.

Ai thotë se blutë e kryeqytetit kanë hyrë befasisht në lokal dhe nuk kanë paraqitur asnjë mandat, por mohon të jetë proceduar penalisht.


Si ka qenë mbërritja e forcave të policisë gjatë aksionit kundër shpërndarjes së drogës në loklet e natës? A kanë patur ata një mandat në momentin që janë paraqitur në lokalin tuaj?

Jo nuk kanë patur mandat, por nuk besoj që ju duhet mandat për të bërë atë lloj kontrolli.

Duke qenë se bëhet fjalë për një operacion të koduar, besohet të paktën nga ekspertët, se forcat e policisë duhet të ishin të pajisur me mandat për të mësyrë në lokal për të kontrolluar…

Nuk jam ekspert, nuk mund të flas për këtë, por mandate nuk kishin…

Po thoni që ishin pa mandat në momentin kur hynë për kontroll në lokalin tuaj?

Po, pa mandat ishin.

Çfarë iu është komunikuar në momentin që kanë mbërritur në lokalin tuaj?

Nuk kanë komunikuar kanë hyrë dhe kanë kontrolluar shumë klientë për drogë, Është një operacion që u bë në shumë lokale në Bllok. Kanë kontrolluar ambientet, mbasi nuk kanë gjetur gjë janë larguar.

Ka pasur ndonjë tjetër procedim penal ndaj jush me pretendimin e mos pajisjes me kupon tatimor?

Jo, sepse policia nuk mund të bëjë procedim penal për kuponë tatimorë, sepse duhet të jetë administrata tatimore. Atë natë nuk kanë kontrolluar fare për kuponë tatimorë, thjesht kanë kontrolluar klientët, disa nga ambientet aty dhe janë larguar…

Kur kanë ikur, kanë lënë ndonjë procesverbal për kontrollin e ushtruar ndaj jush?

As procesverbal, asgjë.

Ju keni bërë ndonjë kërkesë për këtë kontroll?

Jo nuk kemi bërë ankesë, se normalisht është një aksion që e kanë bërë kudo në të gjitha lokalet e natës, Në dijeninë time policia e ka të drejtën të hyjë nëse ka sinjalizime. E rëndësishme është që neve s’na është paraqitur ndonjë mandat.

Keni pretendime për tejkalim të kompetencave të forcave policore në ushtrimin e detyrës gjatë kontrollit?

Nuk kam pretendime të tilla, megjithatë sot në media ka dalë një lajm që unë jam proceduar penalisht, por nuk është i vërtetë mua nuk më ka thirrur askush.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori