Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë vazhdojnë me premtime
![Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë vazhdojnë me premtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/zgjedhjet-2024-2-780x439.jpg)
Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.
Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.
Në kuadër të fushatës kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje krerëve të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe BDI-së, Ali Ahmeti të ndalojnë me përplasjet të cilat mund të nxisin tensione ndëretnike.
“Shfrytëzoj rastin që t’i porosis, Ahmetin, Mickoskin dhe Davkovën, qytetarët janë të vetëdijshëm për vlerën e paqes dhe stabilitetit që e ndërton LSDM. Qytetarët e dinë se të gjithëve na duhen ardhmëri evropiane dhe jo kthim 20 vite në të kaluarën e varrosur. Ndaloni me përplasjet, ndaloni me bërtitjet dhe kërcënimet. Ato askujt nuk i sjellin të mirë, kemi obligim moral ndaj jush, ndaj vetes, ndaj fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme”, tha Dimitar Kovaçevski.
Aktivitetin zgjedhor OBRM-PDUKM-ja e ka vazhduar në Komunën e Petrovecit, ku për banorët e këtij rajonit kanë premtuar projekte në vlerë prej 5 milionë euro.
“Ashtu siç Komuna e Petrovecit është shembull për bashkëjetesë dhe ndërtim, ashtu planifikojmë ta udhëheqim edhe qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me platformën 1198 do të investojë në Petrovec 5 milionë euro të reja, për urë në Konjaren e Mesme. Do ta ndërtojmë rrugën, gjegjësisht do ta rikonstruojmë rrugën prej hyrjes në Petrovec deri në dalje të Rzhaniçino dhe gjithsesi do ta mbarojnë çerdhen e re për fëmijë. Të nderuar qytetarë, shumë është e rëndësishme që më 8 maj të dilet për të votuar”, tha Dragan Kovaçki.
Talat Xhaferi nga Fronti Europian, theksoi se kryeministri i ardhshëm i cili do të jetë për të gjithë, do t’i respektojë të gjitha normat demokratike.
“Shqiptarët janë të gatshëm për një kryeministër për të gjithë. Një kryeministër i cili do të praktikojë qeverisje të mirë, që karakterizohet me transparencë, pjesëmarrje, efikasitet përgjegjshmëri, llogaridhënie, barazi, konsensus dhe kohezion. Do të kujdeset për sundimin e ligjit dhe të së drejtës. Do të luftojë, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Xhaferi.
Gjatë aktivitetit parazgjedhor, Izet Mexhiti tha se qeveria e ardhshme në të cilën do të jetë VLEN, do të jetë punojë për integrimin e vendit në BE.
“Nëse e kemi historinë e kësaj qeverie, nuk e kanë hequr prej goje në vazhdimësi se do të ketë ndryshime kushtetuese. Në vazhdimësi flitnin për 80 deputetë, por vazhdimisht vraponin për 61 për shkak që më mirë të shkojnë me aferat korruptive. Pra, nuk e kishin mendjen aty. Qeveria e ardhshme do të jetë e orientuar drejt integrimeve evropiane, drejt ndryshimeve kushtetuese, shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit, pra këto do të jenë shtyllat”, tha Izet Mexhiti nga VLEN.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Enver-Hoxhaj-Interviste-foto-Ridvan-Slivova-9-e1697109452935-380x233.jpg)
Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
![Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/janevska-380x233.jpg)
Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime
![Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/a-380x233.jpg)
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
![Në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-696x396-1-380x233.jpg)
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
![Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_26-2-380x233.jpg)
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh
![Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mirenjohja-per-Halil-Kastratin-380x233.jpg)
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë
![Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448943085_25940962715548431_5853267383434331203_n-380x233.jpg)
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-27-235819-380x233.png)
"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez
![Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/a-380x233.jpg)
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
![Në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-696x396-1-380x233.jpg)
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
![Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1200px-Apatani_tribal_women-380x233.jpg)
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse
![Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/67cbcc94279baec31886.jpeg)
Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog