LAJMI I FUNDIT:

​Ditën e inaugurimit të Trump, “Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e presidentit Bill Clinton

​Ditën e inaugurimit të Trump, “Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e presidentit Bill Clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton kanë zëvendësuar flamurin e mëparshëm me një flamur të ri.

Me ç’rast kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi, ka theksuar se përmes këtij aktiviteti respektohet populli aleat dhe mik amerikan.

Rexhepi ka thënë ky veprim ka për qëllim të dërgojë mesazh se populli i Kosovës di të respektojë aleatët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe di të vlerësojë veprimet që ka bërë ShBA-ja kundrejt popullit shqiptar.


“Shfrytëzoj rastin që t’iu uroj SHBA-së pari kryerjen në mënyrë perfekte të zgjedhjeve të tyre nacionale pa turbulenca. Elementi tjetër që dua ta potencoj është që ta përgëzoj partinë republikane për fitoren e arritur, njëkohësisht ta përgëzoj presidentin Trump për fitoren edhe për inaugurimin që do ta bëjë sot. Me veprimin e bërë ne respektojmë SHBA-të, respektojmë flamurin amerikan, respektojmë institucionin e presidentit të SHBA-ve si dhe popullin aleat dhe mik amerikan.

Veprimi jonë ka për qëllim që të dërgoj mesazh që ne populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar di të respektojë aleatët, di të respektojë SHBA-të, dimë të vlerësojmë veprimet e bërë jo vetëm gjatë kohës se fundit por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë… Shpresoj që presidenti Trump do ta vazhdoj politiken e gjithë atyre presidenteve të SHBA-ve pavarësisht a kanë qenë demokrat apo republikan, pro interesave të popullit shqiptar. Shpresoj që Presidenti Trump do ta vazhdoj veprimin e jashtëzakonshme politik sa ishte president nga e kaluara ku nëpërmjet tij arritëm ta sigurojmë një njohje të jashtëzakonshëm, që ishte Izraeli”, tha ai.

Në anën tjetër, prezent në këtë ngjarje ishin edhe zjarrfikësit. Zëvendëskomandanti Abdusamed Shkodra, u shpreh se të njëjtit morën pjesë në ndërrimin e flamurit si shenje mirënjohje për Amerikën.

“Zjarrfikësit morën pjesë në ndërrimin e flamurit. Kjo është si shenjë mirënjohje për Amerikën se çka ka bërë për popullin shqiptar, në ditën e inaugurimit të presidentin të ri”, tha ai.

Dita e inaugurimit të Donald Trump do të nisë me një shërbim në Kishën e Shën Gjonit, në sheshin Lafayette, një kishë historike në Uashington DC, e ndjekur nga çaji në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ku në garë ishte me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori