Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale reagon për çmimet e barnave.
Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës (SHDPFMK) ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për përcaktimin e çmimeve të barnave, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që ky vendim mund të ketë në tregun farmaceutik dhe furnizimin me barna në Kosovë.
Në një njoftim për media, pas një takimi me anëtarët e saj më 3 shkurt 2025, SHDPFMK ka marrë disa vendime kyçe:
Shitja e stokut aktual – Distributoret do të vazhdojnë shitjen e barnave me çmimet ekzistuese deri në përcaktimin e një periudhe kalimtare për zbrazjen e stoqeve.
Paditë për çmimet e reja – Produktet e importit të ardhshëm, të cilat kanë çmime të miratuara nga MSH nën koston e furnizimit, do të procedohen në gjykatë për mungesë baze ligjore.
Kërkesë për sqarime nga ATK – Operatorët do t’i drejtohen Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për sqarime mbi shitjen e produkteve nën çmimin blerës, pasi stoqet tashmë janë të deklaruara.
SHDPFMK ka kritikuar edhe procedurat e reja të vendosura nga MSH për deklarimin e çmimeve të barnave, duke theksuar se vendimi i datës 31 janar 2025 nuk është në përputhje me Ligjin për Barnat. Sipas Shoqatës, ndërsa Ligji kërkon që deklarimi të bëhet të paktën një herë në vit, vendimi i MSH lejon deklarimin çdo 10 ditë, pa dhënë udhëzime të qarta për operatorët ekonomikë.
Gjithashtu, Shoqata ka shprehur shqetësimin për mungesën e dialogut me institucionet përgjegjëse. Pavarësisht kërkesave të shumta për takim me MSH dhe komisionin për çmime, SHDPFMK thotë se nuk ka marrë përgjigje. Në këtë kontekst, është bërë e ditur se mbi 1,400 produkte medicinale të regjistruara pranë AKPPM janë të padeklaruara dhe qarkullojnë në treg pa çmime të miratuara.
Shoqata paralajmëron se mungesa e koordinimit mund të sjellë pasoja serioze për furnizimin me barna, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, duke rrezikuar pacientët në Kosovë. Po ashtu, është rikujtuar se vendi ende nuk ka një listë të barnave të rimbursueshme dhe as sigurime shëndetësore.
SHDPFMK shpreson që Ministria e Shëndetësisë të reflektojë mbi vendimet e fundit dhe të krijojë hapësirë për diskutim, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje jetike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fetoshi nga “Octopus”: Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare