Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e parë dhe atë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Xhudistja jonë mundi në finale kundërshtaren kroate, Ana Viktorija Puljiz.
Sportistja nga Kosova arriti në finalen e madhe të garës që zhvillohet në Algjeri duke triumfuar përballë xhudistes spanjolle, Ana Perez dhe veçmë kishte siguruar medaljen e argjendtë.
Porse, ajo i shkoi deri në fund kategorisë deri në 52 kilogramë duke triumfuar edhe përballe Puljiz për ta rrëmbyer medaljen e artë.
Në çerekfinale, Distria kishte arritur të fitojë ndaj xhudistes nga Qiproja, Sofia Asvesta, të cilën e mposhti me ‘ippon’. /Telegrafi/