Diskutimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme në kuadër të dialogut në Bruksel.
Në partinë në pushtet thonë se diskutimet po bëhet për të gjetur forma për zbatimin në tërësi të vendimit për dinarin, e jo për të ndryshuar.
Ndërkaq, partitë opozitare e konsiderojnë të gabuar qasjen e qeverisë në këtë temë, derisa kritikojnë se çështjet e brendshme të Kosovës i ka bërë temë të dialogut me Serbinë në Bruksel.
Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli thotë për KosovaPress, se rregullorja e BQK-së, është e pakthyeshme dhe se nuk do të ndryshohet vendimi për dinarin.
Sipas saj, diskutimet në Bruksel po bëhet vetëm për të gjetur forma për tejkalimin e vështirësive që janë paraqitur qytetarëve serbë në Kosovë.
“Tashmë vendimi është marrë dhe vendimi i Bankës është i pakthyeshëm, sepse është institucion i pavarur dhe ne nuk mund të intervenojmë apo ndryshojmë. Bisedimet po bëhen për të gjetur alternativa për ta implementuari vendimin dhe jo për ta ndryshuar…Alternativat janë që të gjejmë forma qysh qytetarët të cilët kanë hasur në vështirësi të mos i kenë ato dhe të implementohet vendimi pa probleme”, thotë Pacolli.
Por deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se çështje të brendshme të Kosovës, i ka bërë temë në dialogun e Brukselit.
Sipas tij, çështja e dinarit duhet të rikthehet brenda institucioneve dhe të gjendet një zgjidhje tranzicioni për qytetarët serbë në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës jashtë çdo logjike politike, institucionale, legjislative, ligjore, çështjet e brendshme i ka bartur në Bruksel. Çështja e dinarit është dashur dhe duhet të rikthehet, të zgjidhet brenda institucioneve tona, brenda mandatit legjislativ dhe jo të bartet si problem ndërkombëtar.
Do duhej llogaridhënie të gjithë ata të cilët e kanë sjellë këtë situatë që problemi dinarit të shtrohet për negociata në Bruksel, dhe të sanksionohet Kosova, të sanksionohet qytetarët e saj pa asnjë të drejtë. Ky është si rezultat i politikave të këqija menaxhuese edhe në bordin politik të BQK-së, në menaxhmentin e BQK-së dhe në politiken qeveritare të udhëhequr nga kryeministri Kurti”, thotë Shala.
Kritike është edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila thotë për KosovaPress, se megjithëse ndalimi i përdorimit të dinarit është vendim i drejtë, ekzekutivi ka gabuar që nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtar.
“Kur vendi ndodhet në një situatë të ndejshme, kish me qenë mirë që ta ketë një dakordim, apo të informohet institucionet. Megjithatë, është vendim i drejtë, kushtetues, sepse sikur çdo vend tjetër edhe Kosova ka të drejtë ta ketë monedhën e vet që për ne është euro. Por, aty ku ka shkarë është se nuk është bashkëbiseduar dhe nuk është bashkëvepruar edhe me aleatët tanë, qoftë me lejimin e një periudhë kohore që të adoptohet në këtë proces, dhe nuk ish dashtë të lejohet që çështja e dinarit të jetë temë e dialogut në Bruksel”, thotë Kadrijaj.
Përkundër takimeve në dy javët e fundit, Kosova dhe Serbia nuk kanë gjetur një dakordim për çështjen e dinarit.
Pas takimit të kësaj jave, kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi tha se propozimet e palëve për çështjen e dinarit janë akoma larg njëra-tjetrës.
Sipas tij, pala kosovare ka nxjerr një propozim shumë konstruktiv që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final, pa u prekur në asnjë moment rregullorja e BQK-së dhe legjislacioni në fuqi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?