LAJMI I FUNDIT:

Diskriminimi i qytetarëve të komuniteteve joshumicë në një lokal në Gjakovë, reagon Komisioni për të Drejtat e Njeriut

Diskriminimi i qytetarëve të komuniteteve joshumicë në një lokal në Gjakovë, reagon Komisioni për të Drejtat e Njeriut
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione / Foto: Ridvan Slivova

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, nëpërmjet një reagimi ka dënuar rastin e diskriminimit ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë, të cilët nuk janë shërbyer brenda një lokali në Gjakovë.

“Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, e dënon rastin e diskriminimit ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë, të cilët nuk janë shërbyer brenda një lokali në Gjakovë. Ky rast është denoncuar dje nga ministri Elbert Krasniqi dhe ne duam t’i bashkohemi atij shqetësimi, tashmë publik. Qytetarët e Kosovës janë të barabartë sipas Kushtetutës dhe sipas të gjitha ligjeve në fuqi. Në këtë drejtim, ata të cilët nuk i respektojnë këto ligje, janë problemi i shoqërisë sonë në Republikën e Kosovës, e assesi komunitet joshumicë”, thuhet në reagim.

Ministri Krasniqi bën thirrje për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve
Lexo po ashtu Ministri Krasniqi bën thirrje për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve

Më tej në reagimin e tyre thuhet se si deputetë të Kuvendit të Kosovës jemi të shqetësuar dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të merren me hetimin dhe trajtimin meritor nga organet kompetente. Po ashtu, gjithçka rreth këtij rasti të bëhet publike, në mënyrë që të shërbejë si shembull që raste të ngjashme të mos përsëriten më, asnjëherë në shoqërinë tonë.


“Kapitulli 2 i Kushtetutës, flet për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, kurse Ligji nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi, mbron të gjithë qytetarët e Republikës, pa dallim. Por jo vetëm kjo, baza e çdo ligji është barazia. Ky është emëruesi ynë i përbashkët”, thuhet në reagimin e komisionit, nënshkruar nga kryetarja Duda Balje”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori