Disa demonstrues të ''Revolucionit Laraman'' nga Manastiri, sot janë ftuar në biseda informative në policinë e këtij qyteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve të agjencisë META, këta demonstrues kanë pranuar ftesa në shtëpitë e tyre nga policë të uniformuar, pasi që në inçizimet policore, shihen se si e ''njollosin'' ndërtesën e komunës së Manastirit, kinëmanë ''Manaki'', përmendoren ''Filipi i dytë'', etj.


Ndërkaq, nga Revolucioni thonë se kjo është një tentim për të kryer trysni ndaj demonstruesve që të tërhiqen nga aktivitetet e tyre protestuese./Telegrafi/