LAJMI I FUNDIT:

Disa nga të famshmit që “thyen” rregullat në dasmën e Arbanës dhe Eduartit

Disa nga të famshmit që “thyen” rregullat në dasmën e Arbanës dhe Eduartit
(Foto: Instagram/arbanao)

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk zbuluan asnjë detaj nga dasma e tyre, por mesa duket disa prej të ftuarve të tyre nuk duruan dot, duke ‘thyer’ rregullat e vendosura nga çifti i ri.

Disa prej të famshmëve shqiptarë kanë postuar fotografi nga dasma e zhvilluar të shtunën në Toskana të Italisë, duke treguar për publikun disa detaje nga dasma.

Ka qenë Marcela Lati që ka zbuluar pak detaje nga fustani i nusërisë, i cili përbëhet nga material dantelle të bardhë.


(Foto: Instagram/arber_bytyqi_mua)

Arbër Bytyqi ka postuar në Instastory një imazh, ku shfaqet vet dhe në sfond dasma, ndërsa edhe një fotografi tjetër të menysë që Arbana dhe Eduarti zgjodhën.

Vendi, kohëzgjatja, numri i të ftuarve, këngëtarët – Eduart Grishaj jep detaje nga dasma me Arbana Osmanin
Lexo po ashtu Vendi, kohëzgjatja, numri i të ftuarve, këngëtarët – Eduart Grishaj jep detaje nga dasma me Arbana Osmanin

Nga ana tjetër Yll Limani ka postuar fotografi jashtë ambientit të dasmës, ku duken shtëpitë ikonike të qytetit italian.

(Foto: Instagram)

Por, ditën e ceremonisë, ai publikoi disa nga lulet dekoruese, ndërsa ka shkruar në postim se nuk e lejojnë të postojë asgjë, pos atyre luleve.

Ish opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari ka publikuar një fotografi të përbashkët me partneren e tij, ndërsa janë kombinuar të dy me ngjyrë të zezë.

(Foto: Instagram/arberhajdari)

E veshur me një fustan me lule, këngëtarja Xhensila Myrtezaj nuk ngurroi të tregonte për ndjekësit se ishte kombinuar me të voglën e saj, Ajkën. Në sfond duken detaje nga dekori me drita në një prej ambienteve të dasmës së çiftit.

‘Publiku ka vendosur të trashëgoheni’ – urimi i Luizit për dasmën e Arbanës dhe Eduartit
Lexo po ashtu ‘Publiku ka vendosur të trashëgoheni’ – urimi i Luizit për dasmën e Arbanës dhe Eduartit

Ende nuk dihet se çfarë modeli fustani zgjodhi moderatorja e Big Brother VIP, ndërsa na ngelet të presim nga çifti detajet e dasmës përrallore në një prej vendeve më romantike në botë, Toskana. /Top Channel/

(Foto: Instagram/xhensliamyrtezaj)

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori