Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë filluar intervistimin e disa grave që janë kthyer të shtunën në mëngjes nga Siria, me dyshimin se ishin pjesëmarrëse në grupe terroriste.
Të shtunën në mëngjes autoritetet e Kosovës të ndihmuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri, 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 persona të rritur që dyshohet se kanë qenë luftëtarë.
Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi ka ardhur në Qendrën për Mbajtjën e të Huajve në fshatin Vranidoll afër Prishtinës, për të mbrojtur një grua e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një organizatë terroriste në Siri, dhe që burri i saj ende po qëndron në zonën e luftës në Siri.
“Policia e Kosovës, përmes Odës së Avokatëve më kanë ftuar sipas detyrës zyrtare të mbrojë një grua e cila dyshohet se ka marrë pjesë në grupet terroriste në Siri. Zonja të cilën e mbrojta ishte mjaftë shëndetlig ishte nënë e katër fëmijëve. Më tutje çka vepron Prokuroria Speciale e Kosovës nuk e di ngase është një sfidë edhe për vet institucionet e Kosovës sepse tash këto përveç që janë të dyshuara ato në anën tjetër, për shembull e mbrojtura ime ishte edhe nënë e katër fëmijëve”, tha avokatja Gashi-Bytyqi.
Aktualisht, të gjithë të kthyerit po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe ende nuk dihet kur do të lirohen.
Nga personat e kthyer janë edhe katër militantë të cilët aktualisht janë në paraburgim si të dyshuar për pjesëmarrje në organizata terroriste.
Naile Arifi nga Prishtina, erdhi në qendër me familjen e saj për të vizituar gruan dhe pesë fëmijët e vëllait të saj i cili ka vdekur në zonat e luftës në Siri para tri vite e gjysmë. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ajo tha se nuk i ka parë familjarët e saj për pesë vite e gjysmë.
“Ne këtu kemi ardhur t’i shohim fëmijët e vëllait dhe gruan e tij. I takuam elhamdulilal, mirë qenkan, mirë i kanë pritur. I falënderoj edhe këta (institucionet) që i kanë pritur mirë. Që pesë vjet e gjysmë nuk i kemi parë deri më tani. Gjendja e tyre është mirë, edhe pse një fëmijë i vëllait e kishte thyer këmbën, por mirë janë këta të tjerët, mirë janë,” tha Arifi.
Takimi i Nailes me pesë fëmijët dhe gruan e vëllait të saj zgjati rreth 10 minuta.
Nailja është vetëm njëra nga shumë anëtarë familjarë që vijnë të vizitojnë të afërmit e tyre që po qëndrojnë në këtë qendër. Vizitat e tyre zakonisht zgjasin vetëm disa minuta.
Sipas Policisë së Kosovës, në Siri ende janë rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë të cilët janë me shtetësi kosovare. Që nga viti 2012 rreth 400 njerëz nga Kosova i janë bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Rezultatet përfundimtare, këta janë 24 deputetët e PDK-së

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Një person në Ferizaj nuk ndaloi në shenjën stop të policit, shkaktoi aksident dhe goditi objektin e një furre buke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës