LAJMI I FUNDIT:

Diplomati dhe agjenti i GRU-së ruse Alexey Kondratyev i përfshirë në rrëmbim gjatë qëndrimit në Kosovë

Diplomati dhe agjenti i GRU-së ruse Alexey Kondratyev i përfshirë në rrëmbim gjatë qëndrimit në Kosovë

Hyrja ilegale e Ushtrisë ruse në Aeroportin e Prishtinës, u pasua me skandale të ushtarëve dhe zyrtarëve të saj.

Duke mos përfillur rregullat, rusët ishin përfshirë në dhjetëra incidente në Kosovë.

Njëri nga incidentet ishte edhe ai i Alexey Kondratyevit, i cili ishte përfshirë në kidnapim dhe rrahje.


Drejtori ekzekutiv i SEES, Agim Musliu tregon se Kondratyev ishte pjesëtar i GRU-së ruse dhe se karriera e tij kishte vazhduar në Siri.

“Në vitin 2001, Kondratyev tentoi që ta kidnapojë një punëtore në një lokal nate në Prishtinë. Është interesante se vet karriera e tij, se prej Kosovës ku ka shërbyer në kuadër të KFOR-it atëherë, në kontingjentin rus, karriera e tij vazhdon në Siri dhe në vendet tjera, përndryshe është edhe mik i Bashar Al Assadit”, tregon Musliu në dokumentarin “VIRUSSIA”.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi thotë se Kondratyev ka një eksperiencë në Kosovë në kuadrin e ushtrisë ruse.

“Ai është një njeri që ka një eksperiencë në Kosovë në kuadrin e ushtrisë ruse. Një njeri që ka qenë në Kosovë. Unë çuditem me Evropën, me Këshillin e Evropës. Si është e mundshme që një rus, që në Kosovë nuk ka qenë i mirëseardhur, të jetë raportues për Kosovës në Këshillin e Evropës. Ky është një problem i përgjithshëm nëpër të gjithë botën. Në qoftë se krijohen situata të pakëndshme në një shtet, situata të vështira ekonomike, situata të vështira politike, konflikte të caktuara midis grupeve etnike në vendet çikë më të mëdha, më the e të thashë. Të parët që përpiqen të përfitojnë nga kjo janë ata, ato organizata, po fus dhe shtetet këtu”, pohon Klosi.

Për ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj propozimi i tij për ta udhëhequr Komisionin për Kosovën në Këshillin e Evropës ishte ironia më e madhe.

“Propozimi i një ish-spiuni të shërbimit rus, që tash në cilësinë e deputetit të Parlamentit ta udhëheq Komisionin për Kosovë ka qenë ironia me e madhe e mundshme. Këshilli i Evropës ka qenë një organizatë, që mjerisht në këto 12-13 vjetët e fundit, është përdorur prej Rusisë dhe delegacionit rus për ta godit Kosovën”, thotë Hoxhaj. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori