Diola Dosti është njëra nga banorët e Big Brother VIP Albania që ka qenë e përfshirë në disa diskutime kohëve të fundit.

Ajo kësaj radhe në një bisedë me Bjordi Mezinin ka folur për kohën kur u divorcua nga bashkëshorti i saj.


Nutricionistja theksoi se para tre vitesh kur u divorcua nga burri, ka menduar çdo mënyrë që mund ta sillte mosekzistencën e saj, pasi nuk e pranonte realitetin.

Screenshot 16 19 Foto: Screenshot/Instagram

“Doja thjesht të zhdukesha”, u shpreh ajo.

Tutje, Dosti tha që forca e saj e vetme në të gjithë atë periudhë të errët kanë qenë vajzat.

Screenshot 17 17 Foto: Screenshot/Instagram

“Ato ishin fryma dhe arsyeja kryesore se përse unë jam gjallë sot dhe pastaj kuptova, kjo gjëja që më ndodhi mua, ishte e duhur, sepse e kuptova se isha shumë e fortë”, vazhdoi ajo.

Diola ndryshe ka qenë prej shumë vitesh e martuar në Kosovë dhe ndan tri vajza me ish-bashkëshortin e saj. /Telegrafi/