LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov dhe Kotzias presin kornizë inicuese për zgjidhjen e kontestit të emrit nga ndërmjetësi Nimetz

Dimitrov dhe Kotzias presin kornizë inicuese për zgjidhjen e kontestit të emrit nga ndërmjetësi Nimetz

Pritje se në takimin vijues më 17 janar në New York ndërmjetësuesi Matthew Nimetz do të vendosë në tryezë kornizë iniciuese në të cilën në mënyrë esenciale do të përparohet në tejkalimin e dallimit rreth emrit, kanë shprehur pasdite shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias në takimin në Selanik.

Të dy ministrat, siç informuan nga MPJ-ja, biseduan për metodologjinë, për qasjen e të dyja palëve, si dhe për kornizën e procesit për tejkalim të dallimit rreth emrit dhe u dakorduan që të kenë rol më të drejtpërdrejt me qëllim të tejkalimit të dallimit rreth emrit.

Avancimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi në kontekst më të gjerë, i lidhur me masat vijuese për ndërtim të besimit, ishin gjithashtu në fokusin e takimit të sotëm midis ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.


Takimi u mbajt, në kuadër të dialogut të vendosur dhe konsultimeve midis të dy vendeve, të orientuara drejt përforcimit të transparencës dhe besimit të ndërsjellë. Të dy ministrat kanë këmbyer mendime të lidhura me masat për ndërtim të besimit dhe përgatitje të tjera rreth takimeve të ardhshme të nivelit të lartë politik midis dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori