Ata që po tregohen tash të zhgënjyer nga Zoran Zaevi, paskan pritur pa të drejtë se ai do të bëhet kalë beteje edhe për fushat e pashkelura politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Këta shqipfolës që po e kritikojnë tash Zaevin, ka qenë dashur të mobilizojnë mendjen për një sensibilizim më të madh intelektual e mediatik, për të nxjerrë alternativën shqiptare jo brenda milieut politik maqedonas, por brenda shanseve të pashprehura politike shqiptare. Ose, së paku të kishin heshtur atëherë kur dikush që herët kishte ngritur zërin e rishikimit të raporteve (në sensin shumë pozitiv) me ata që nesër do të jenë pasuesit e Gruevskit.
Pse duhet të ndodhin bombat e Zaevit, për të na nxitur neve shqiptarëve në aksionin politik të radhës? A vetëm ‘’Monstra’’ qenka lajt-motivi që bashkon pakënaqësitë e shqiptarëve në tryezën e ofertave gjysmë të fshehura të Zaevit? Pse, nuk kanë mjaftuar bombat e deritanishme të Gruevskit, për të na bërë të vetëdijshëm se vetëm një mobilizim i madh shqiptar në Maqedoni, mund të sjellë ndryshimin dhe zëvendësimin e elitave të deritanishme (BDI-PDSH) të harxhuara e korruptuar me një skuadër të re njerëzish pa hipoteka dhe të përgatitur për beteja kolektive e jo individuale, për beteja që nxjerr në pah heroin e ardhur nga konkurrenca e fortë e dijeve dhe ekeperiancave evropiane?
Nuk mjafton bërja publike e ‘’bombave’’ që do të shpërfaqnin ndonjë padrejtësi të bërë në të kaluarën ndaj shqiptarëve. Por, më shumë se kaq. Shqiptarët asgjë të re nuk do të mësojnë nga ato ‘’bomba’’, ndaj ata kanë nevojë për një shtet që krijon raporte të reja midis shqiptarëve dhe maqedonasve dhe një koncept politik krejt të ri, cili do t’i ngjante Zvicrës.
Në rastin e montuar ‘’Monstra’’, viktimë të këtij makiavelizmi politiko-policor ishin edhe shqiptarët, edhe maqedonasit bashkë me LSDM-në e Zaevit, mirëpo këta të fundit parapëlqyen të heshtin.
Ecja politike e shqiptarëve të Maqedonisë dhe politikbërja që do të merret me statusin e tyre, tash e në të ardhmen, nuk mundet të bëhet duke kopjuar tinëz metodat retrograde të regjimeve të kaluara, në njërën anë, dhe duke proklamuar publikisht njëfarë barazie pa garanca, në anën tjetër.
Nëse Zaevi dhe gjithë komuniteti civil e intelektual maqedonas që e mbështet atë, duan tash e tutje të jetojnë vërtetë në një Maqedoni pa hijen e gruevizmit mbi kokë, atëherë punën e parë që duhet bërë do të ishte lidhja e një marrëveshjeje historike me shqiptarët, me të gjitha parametrat e lartpërmendura dhe vetëm kështu kanë kuptim apelet për protesta të përbashkëta shqiptaro-maqedonase.
Gjithçka tjetër do t’i ngjante mullirit i cili do të bluante me ndihmën e të gjithëve, por bukë do të bënte vetëm për të ‘’zotët e shtëpisë’’.
S’do mend se kjo që po bën tash Zaevi, duhet maksimalisht të shfrytëzohet edhe nga shqiptarët dhe janë të pakuptimta dilemat idiote që mundohen të relativizojnë aksionin politik të Zaevit duke e krahasuar me Gruevskin, por tingëllon shumë dorëlëshuar ky babagjanllëk i shqiptarëve për të kompensuar përmes opozitës maqedonase mungesën e një zëri autentik politik e intelektual shqiptar.
Shqiptarët shumë kohë harxhuan duke pritur nga Zaevi më shumë se sa mundet ai realisht t’u jep atyre në këtë atmosferë protestash e pakënaqësish qytetare. Pritshmëritë e shqiptarëve ndaj Zaevit nuk kanë guxuar të kalojnë kufirin që e ndajnë bashkëpunimin pragmatik politik nga solidarizimi qytetar, kurse edhe më pak kanë mundur të presin ata që krejt kauzën opozitare shqiptare e kanë mbështetur në bombat e pashpërthyera të Zaevit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit