Jack Wilshere ka qenë njëri nga lojtarët më perspektivë në botë dhe te Arsenali krenoheshin me talentin që kishin në radhët e veta.

Mesfushori anglez një kohë ishte edhe në radarin e Barcelonës dhe shumë skuadrave tjera të mëdha, pasi vlerësohej lartë për paraqitjet që bënte.


https   paininthearsenal.com wp content uploads getty images 2017 08 836345506 arsenal v manchester city premier league 2 scaled

Mirëpo lëndimet e shumta bën që lojtari të humbas shkëlqimin e tij dhe të bëjë rënie në karrierë.

Ai ishte huazuar në Bolton e Bournemouth, ndërsa në vitin 2018 Arsenali e shiti përfundimisht te West Ham United.

ipswich town v west ham united pre season friendly 1 scaled e1600445631654

Pas dy viteve të kaluara tek ‘çekanët’, Wilshere iu shkëput kontrata dhe ka mbetur futbollist i lirë në moshën 29-vjeçare.

Lojtari është duke kërkuar një shans të ri dhe atë ia ka dhënë Bournemouth, skuadër e cila e kishte në huazim anglezin në edicionin 2016/17.

Jack Wilshere Bournemouth

29-vjeçari prej disa ditësh është në prova tek kjo skuadër dhe duket se e ka bindur trajnerin Jason Tindall për ta ndalur në skuadër.

Mediat angleze raportojnë se Bournemouth do t’i jap një mundësi anglezit pasi pritet t’i ofrojë kontratë gjashtë mujore deri në fund të këtij edicioni.

gettyimages 677745777 scaled

Tani i mbetet Wilsheret që të tregojë aftësitë që ka dhe ta fitojë një kontratë më afatgjate pasi ka një rast të madh për ta shpëtuar karrierën e tij.

Kujtojmë që Bournemouth është në kategorinë e dytë angleze që njihet si Championship, por që po kërkon rikthimin në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app