Dikur një yll i madh i Hollywoodit - si duket tani në moshën 65 vjeçare aktorja Jennifer Grey

Aktorja Jennifer Grey, e njohur nga filmi "Dirty Dancing", rrallëherë shfaqet në publik, por së fundmi surprizoi fansat duke marrë pjesë në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden.
Në moshën 65-vjeçare, ajo duket e freskët dhe e re për moshën, duke rikujtuar kohën kur ishte një nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit në vitet ’80.
Grey lindi në New York dhe u rrit në një familje artistësh, me nënën aktore dhe babanë fitues të 'Oscar'.

Karrierën e filloi që në moshën 19-vjeçare në reklama dhe role të vogla filmi.Yll i vërtetë u bë me rolin e Baby në 1987, ku pavarësisht se kishte 27 vjet, interpretoi 17-vjeçaren Baby, duke fituar zemrat e publikut dhe duke u bërë fenomen global.
Në fillim të viteve ’90, operacioni i hundës ndryshoi dukshëm pamjen e saj, duke e bërë pothuajse të panjohur për publikun.
Megjithatë, Grey vazhdoi të punojë në film dhe televizion, duke përfshirë fitoren në "Dancing with the Stars" në 2010 dhe rolin në serialin "Red Oaks" (2014–2017).
Jeta personale e saj ka qenë gjithashtu e ndërlikuar.

Në vitin 1987, gjatë një aksidenti automobilistik tragjik me Matthew Broderick, humbën jetën dy persona, gjë që e ndikoi thellë psikologjikisht.
Më pas u lidh me disa aktorë të njohur dhe u martua me Clark Gregg, me të cilin ka një vajzë, Stella; çifti u divorcua në 2021. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




























































