LAJMI I FUNDIT:

Dikur ishte talenti më i madh i Ligës Premier, ai e mbylli karrierën e tij në moshën 21-vjeçare për shkak të kokainës dhe alkoolit

Dikur ishte talenti më i madh i Ligës Premier, ai e mbylli karrierën e tij në moshën 21-vjeçare për shkak të kokainës dhe alkoolit

Shumë futbollistë të talentuar në mbarë botën nuk kanë arritur të bëjnë karrierë për shkak të veseve të ndryshme, por të paktë janë ata që kanë shkatërruar jetën e tyre si Billy Kenny.

Billy Kenny dikur ishte një nga talentet më të mëdhenj në futbollin anglez dhe Ligën Premier. Në paraqitjen e tij debutuese në derbin Merseyside kundër Liverpoolit, ai u zgjodh lojtari i ndeshjes.

Tingëllon thuajse joreale që një lojtar doli në pension në moshën 21-vjeçare, por ky është rasti me këtë talent të tretur. Ai ishte një yll i vërtetë në “Goodison Park”, por karriera e tij shkoi drejt greminës shumë shpejt.


Kenny ishte duke luajtur në Ligën Premier në moshën 19-vjeçare. Megjithatë, ai nuk i rezistoi dot vesit të alkoolit dhe e gjithë kjo u pasua me probleme me lëndimet, depresionin dhe konsumimin e drogës.

Tani ai ka folur për Liverpool Echo dhe ka përmbledhur një karrierë që përfundoi jo shumë kohë pasi filloi.

“Unë u rrita në Burlington Street. Doja të luaja për Evertonin dhe kjo ishte gjithçka. Kjo ishte gjithçka që ëndërroja. Në vitet tetëdhjetë kishte shumë fëmijë që luanin futboll në rrugë. Atëherë ne kishim vetëm një top. Të gjithë donin të luanin me Evertonin ose Liverpoolin. Sapo kuptova se babai im luante për Everton, dhe unë isha vetëm shtatë në atë kohë, nuk mund ta besoja dhe doja të njëjtën gjë”, filloi tregimin Kenny.

Babai i Kenny, Billy Kenny senior, luajti për Everton midis 1971 dhe 1974. Aktori i kësaj historie bëri debutimin e tij për Everton kundër Coventry në tetor 1992. Famën e arriti shpejt, por “dështoi” edhe më shpejt. Ai kishte probleme me pijen, dhe barra e tij ishin edhe lëndimet e shpeshta.

Ai u largua nga Everton dhe u përpoq më kot të ringjallte karrierën e tij në Oldham dhe Barrow. Ai ra në krizë me alkoolin dhe drogën në moshën 21-vjeçare dhe aty i dha fund karrierës.

“Kisha 25 vjet që pi dhe 25 vite me kokainë. E them këtë gjatë gjithë kohës, jam i habitur që jam gjallë”, tregoi Kenny.

Ai shtoi se gjëja më e keqe në jetën e tij ishte turpi që i shkaktoi babait dhe nënës pasi u bë e ditur për drogën dhe alkoolin. Për shkak të kësaj, babai i tij i turpëruar nuk donte të largohej nga shtëpia për vite me radhë.

Për fat të mirë, sot gjërat janë krejtësisht ndryshe. Ai ka treguar se sot është “i matur dhe i madh” dhe se shpesh mendon për gabimet që ka bërë në jetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori