LAJMI I FUNDIT:

Dikur fëmijët flamuri kombëtar i bënte të lumtur (Foto)

Dikur fëmijët flamuri kombëtar i bënte të lumtur (Foto)

Në vitin 1968, në Kosovë e në Maqedoni u mbajtën demonstratat që do të njihen si Demonstratat e Flamurit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, e sidomos gjatë asaj që njihet si Koha e Rankoviqit (Aleksandar), shqiptarëve u është ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare, transmeton Telegrafi.

24 nëntor 1968: Çka u tha në komentin redaksional te “Zëri i Popullit”, për zhvillimet në Kosovë?
Lexo po ashtu 24 nëntor 1968: Çka u tha në komentin redaksional te “Zëri i Popullit”, për zhvillimet në Kosovë?

Rankoviqi bie më 1966. Më 1968 mbahen disa tubime publike, tek shqiptarët e Kosovës, që ringjallën dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Këtu vlen të përmendet Konferenca Albanologjike e mbajtur në Tiranë (17 janar 1968) dhe Simpoziumi shkencor mbajtur në Prishtinë (9-12 maj 1968), me rastin e 500 vjetorit të vdekjes se kryetrimit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku morën pjesë studiues shqiptarë e të huaj të fushave të historisë, të letërsisë, të gjuhësisë, të folklorit dhe të etnografisë. Pastaj, ishte Konsulta e njësimit të gjuhës shqipe, e mbajtur më 22-23 prill 1968 në Prishtinë, në të cilën u konstatua se si “gjuhë letrare e shqiptarëve në Jugosllavi njihej njëzëri gjuha letrare e shtetit amë (Shqipërisë)”. Si dhe, ishin edhe manifestimet e shumta të mbajtura me rastin e 90 vjetorit (qershor 1968) të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.


Zyrtarizimi i këtij lejimi i përdorimit të flamurit shqiptar u bë në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Socialiste të Kosovës, më 4 tetor 1968, në Prishtinë, pasi paraprakisht ishte dhënë dakordimi në nivelet më të larta shtetërore të Federatës jugosllave.

https://telegrafi.com/si-u-lejua-perdorimi-i-flamurit-shqiptar-ne-kosove-ne-vitin-1968/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/si-u-lejua-perdorimi-i-flamurit-shqiptar-ne-kosove-ne-vitin-1968/

Ndërkaq, studentët u hodhën në demonstrata në nëntor me flamuj në duar, demonstrata këto që do të ndikojnë në avancimin e statutit të shqiptarëve në ish-RSFJ. Mbi të gjitha, të shkollimit universitar në gjuhën shqipe.

Çka shënoi Enver Hoxha në ditarin e tij, për demonstratat e viteve ’60 në Kosovë e në Maqedoni?
Lexo po ashtu Çka shënoi Enver Hoxha në ditarin e tij, për demonstratat e viteve ’60 në Kosovë e në Maqedoni?

Peshën dhe vlerën e flamurit kombëtar, e kujton publicisti Bajram Mjeku, i cili sjell në profilin e tij në Facebook një foto interesante të 6 tetorit 1968, ku është ai (majtas) dhe djali i tij i axhës.

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullat: Kosova Republikë
Lexo po ashtu Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullat: Kosova Republikë

“Kur u lirua Flamuri një ditë të bukur me diell

Kjo fotografi u shkrep të dielën e 6 tetorit të vitit 1968, ditën kur u lirua përdorimi i flamurit kombëtar për shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Flamuri i përmasave të vogla, erdhi dhuratë nga Shoqata Kulturore e Studentëve Shqiptarë në Lubjanë, ku ishte student axha im.

Në vitin 1968, u organizuan demonstrata të fuqishme të Lëvizjes studentore në Kosovë dhe në Evropën Lindore e Qendrore.

Fotografinë e publikoj për herë të parë për nder të Ditës së Flamurit dhe për respekt të gjithë atyre burrave e grave të Kosovës, të cilët ishin dalzotës të shkabës dykrenare”, ka shkruar Mjeku.

Kështu pra, dikur, fëmijët i gëzoheshin flamurit, u rritën si shqiptar dhe me ndjenjën se gjaku nuk është ujë, e se kombi ndryshon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori