Ylli i filmit “High School Musical”, Efron, është takuar me zemërthyesin hollivudian gjatë një ndeshje basketbollisti të L.A. Lakers vitin e kaluar dhe ata janë miqësuar duke u dalë disa herë bashkë.

Efron i ka thënë revistës “GQ” se takimi me yllin e filmit “Titanic” ishte i frytshëm, pasi që ai i kishte dhënë disa këshilla jetësore.

“Unë mendoja se do ta pyes atë, ndërsa ai filloi të më pyeste mua dhe pastaj më tregoi shumë gjëra. Më tha se heroina mund të ma shkatërrojë karrierën, dhe se duhet të kem kujdes. Nëse vazhdoj të shmang drogat gjithçka do të shkojë mirë për mua. Dhe kjo ka kuptim”, ka treguar Efron.