Sezoni veror në komunën e Dibrës dhe rajonit më të gjerë ka joshë shumë turistë jo vetëm nga vendi por edhe nga shumë shtete të Evropës. Duke marrë parasysh bukuritë e shumta natyrore dhe monumentet kulturore-historike, edhe këtë verë për çdo ditë në Dibër përveç mërgimtarëve që kanë arritur në vendlindje, arrijnë shumë turistë nga qytete të ndryshme të vendit. Por, prezent janë edhe shumë turistë nga Franca, Spanja, Italia, Gjermania dhe shtete të tjera. Si destinacione të cilët vizitohen janë Banjat e Dibrës-Capa, objektet fetare myslimane dhe ortodokse, Liqeni i Dibrës, Lumi Radikë, Ura e Drenit, Amamet, etj. Por, në reagimet e turistëve dominon mungesa e cicëronit turistik që Dibra nuk e ka.
Këto ditë në sheshin “Skënderbeu”, takuam një grup turistësh nga Elbasani. Shtetasit shqiptarë i takuam duke u fotografuar pranë bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe,. Biseduam me ta rreth qëllimit të tyre për ardhjen në Dibër të Madhe. Fatosi dhe Drini thonë se në Dibër vijnë për herë të dytë. Kanë vizituar Liqenin e Dibrës, Banjat e Dibrës dhe lokalitete të tjera turistike. Por, siç thonë ata, ka nevojë që meqë janë një grup të ardhur me agjenci turistike, të informohen me më shumë detaje rreth bukurive natyrore të Dibrës. “Kemi ardhur me një agjenci turistike nga Tirana që na prezantoi qytetin e Dibrës por nuk jemi të kënaqur aq sa duhet nga informatat që morëm”, thonë ato.
Në lokalitetin banjar-Banjisht takuam turistë nga Italia. Ishte një grup shtatë anëtarësh dhe nëpërmjet një dibrani i cili flet bukur gjuhën italiane biseduam edhe me ata. Ata thonë se janë nga qyteti i Basanos dhe kanë ardhur si grup pa agjenci turistike. Kanë arritur në Dibër me dy automjetet dhe pos Dibrës do të vizitojnë Strugën dhe Ohrin ku do të mbeten disa ditë. Jemi interesuar nëpërmjet rrjeteve sociale të marrim informata për Dibrën e sidomos për banjat e Dibrës. Kemi marr disa informata meqë thuhet se bëhet fjalë për ujërat termomineral të kualitet shumë të lartë në nivel të Evropës. Por na ra në sy, siç thonë ata, mungesa e një qendre turistike ashtu siç janë në Itali.
Në lagjen e vjetër të Dibrës ku gjendet edhe një ndër xhamitë e para të ndërtuara në Ballkan, ajo e “Hynqarit”, takuam disa turist nga Spanja. Biseduam rreth vizitës së tyre në Dibër, thonë se bëhet fjalë për një grup shokësh që tradicionalisht çdo verë vizitojnë shtete në Ballkan. Ishim në Tetovë vizituam Arabat Baba Teqen dhe xhamin e larme. Duke ndjekur informatat për xhamisë së “Hynqarit”, erdhëm edhe në Dibër. Me të vërtet është një xhami e vjetër dhe ka vlerat e saj. Mes shtetasve spanjoll ishin edhe dy maroken. Edhe këta turistë theksuan se Dibra duhet të ketë një cicëron i cili duhet të angazhohet në një qendër turistike.
Vite më parë Dibra kishte një shoqatë që merrej me zhvillimin e turizmit. Është biseduar edhe viteve të fundit për hapjen e një qendre të këtillë dhe angazhimin e një cicëroni, por deri sot kjo nuk ka ndodh. Nga agjencitë turistike që veprojnë në Dibër thonë se qendra turistike do t’ju ndihmojë edhe atyre meqë interesi i turistëve vendas dhe të huaj për Dibrën është i theksuar. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi