Aktorja thotë se e ka të qartë që njerëzit gjithmonë do të interesohen për jetën e saj, derisa ajo të jetë në ‘formë’, mirëpo mendon se fotografët janë bërë më agresivë që nga koha kur u bë e famshme, me filmin e vitit 1994, “The Mask”.

“Disa thonë se fakti që je e famshme duhet të të mësojë që të zgjidhësh situata të tilla si paparacit, mirëpo, sinqerisht, 10 vjet më herët nuk ka qenë kështu”.

“Nuk e di se çfarë i ka ndodhur shoqërisë amerikane, mirëpo papritmas doli ky grup njerëzish agresivë. Por mendoj se duhet të bëj paqe me këtë, (sepse) është pjesë e asaj që shoqëri dëshiron dhe pret nga njerëzit në pozitën time”, ka thënë Diaz. /Telegrafi/