Banka Qendrore e Kosovës (BQK), thuhet se pjesa dërmuese e personave jorezidentë kanë llogari personale – 91.3 për qind – kurse llogari afariste kanë një numër fare i vogël i rezidentëve – vetëm 8. 7 për qind.
Banka Qendrore e Kosovës këtë statistikë e ka nxjerrë duke u bazuar nga numri i kartelave të debitit ose kreditit. Por, sipas këtij raporti, numri i kartelave që ofrojnë shërbime për tërheqje të parave të gatshme dhe pagesa të ndryshme, shënoi rritje vjetore prej 28.1 për qind në vitin 2015. “Pjesëmarrjen më të lartë si në kartelat e debitit dhe kreditit në vitin 2015 e kishin kartelat Visa (73.2 për qind përkatësisht 92.4 për qind), pasuar nga kartelat Master Card (21.5 për qind përkatësisht 6.4 për qind)”, është thënë në raportin e BQK-së.
Më tej ky raport bënë të ditur se sistemet e pagesave luajnë rol të rëndësishëm në sistemin financiar dhe ekonominë e një vendi, duke marrë parasysh që funksionimi efikas dhe i sigurt i tyre paraqet një faktor shumë të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e stabilitetit financiar të vendit, Albinfo.ch.
“Në Kosovë funksionon një sistem i vetëm për pagesa ndërbankare, Sistemi Elektronik i Kliringut Ndërbankar (SEKN), operuar dhe mbikëqyrur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Sistemi Elektronik i Kliringut Ndërbankar është sistem hibrid i pagesave, përmes të cilit procesohen pagesat me vlera të vogla, me vlera të mëdha si dhe pagesa urgjente”, thuhet në këtë raport.
Në raportin e BQK-së thuhet më tej se numrin më të madh të transaksioneve bankare vazhdojnë ta kenë institucionet qeveritare. Pagesat e rregullta masive vazhdojnë ta kenë pjesëmarrjen më të lartë prej 38.3 për qind në kuadër të instrumenteve të pagesave. Më pas vijnë pagesat prioritare masive me një pjesëmarrje prej 35.2 për qind, që janë kryesisht të realizuara nga institucionet qeveritare (siç janë pagesat e pagave dhe pensioneve), dhe pagesat xhiro të cilat kanë një pjesëmarrje prej 13.7 për qind, dedikuar kryesisht pagesave të shërbimeve publike. Pagesat e letrave me vlerë, edhe pse kanë peshën më të vogël në numrin e gjithsej pagesave, janë pagesat të cilat kanë shënuar rritjen më të shpejtë në numër (976 në vitin 2015 nga 618 në vitin 2014).
“Në raport me vlerën e transaksioneve, pagesat e rregullta vazhdojnë të kryesojnë strukturën e pagesave (49.2 për qind në gjithsej vlerën e transaksioneve), po ashtu këto pagesa shënuan rritje vjetore në vlerë prej 10.4 për qind. Pagesat xhiro vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë me pjesëmarrje prej 14.0 për qind në vitin 2015”, thuhet në raportin “Stabiliteti Financiar i Republikës së Kosovës” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), raportit “Stabiliteti Financiar i Republikës së Kosovës”, i publikuar ditë më parë nga BQK-ja.
Ndryshe, BQK është institucioni i vetëm publik në Kosovë që ka për qëllim ruajtjen sistemit të qëndrueshëm financiar dhe të pagesave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës