Në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës u tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, por i kushtëzuar dhe i riformatuar.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) deklaroi se rezoluta e kaluar në Kuvendin e Kosovës që kërkon nga qeveria pezullimin e dialogut mund të prodhojë efekte nga më të ndryshmet, të cilat prekin procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Ajo shtoi se transparenca dhe gjithpërfshirja mbeten elemente kyçe për këtë proces.
Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova e ka obligim brenda Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, që të jetë faktor konstruktiv në procesin e dialogut, ashtu siç e ka edhe Serbia kapitullin e 35 të negociatave për anëtarësim në BE.
Sipas saj, dialogu është proces dinamik që në vazhdimësi do të plotësohet dhe do ta ushqejë procesin drejt integrimit evropian të Kosovës.
Deputeti Daut Haradinaj, ka theksuar se pezullimi i dialogut është i drejtë pasi që Kosova e ka për obligim që t’i bëjë me dije Serbisë se nuk mund të luajë me qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, BE-ja duhet t’i shtoj kërkesat mbi Serbinë dhe jo vetëm mbi Kosovën. Ndonëse ka theksuar se AAK-ja e ka përkrahur zhvillimin e dialogut, ai ka potencuar se ky dialog duhet të zhvillohet mbi bazat e reciprocitetit me Serbinë.
Kurse deputeti Nenad Rashiq, ka theksuar se dialogu duhet të vazhdojë dhe se nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Sipas tij, në këtë proces mund të jepen kritika dhe të shikohet se çfarë mund të bëhet, por ndërprerja e dialogut ka thënë se vetëm sa i komplikon edhe më shumë raportet.
Deputeti Glauk Konjufca, ka thënë se ky dialog ka nisur keq për shkak se pala kosovare ka qenë tërësisht e papërgatitur.
Konjufca ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës, në mars të vitit 2011 kur ka filluar ky dialog, nuk ka pasur asnjë platformë për këtë dialog, ashtu siç kishte Serbia. Njëkohësisht ka thënë se dialogu është iniciuar njëanshëm.
Ndërkaq deputetja Njomza Emini, ka pohuar se Kosova ka treguar gjithherë përgjegjësi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog për dallim nga Serbia e cila nuk po i zbaton ato.
Ajo ka thënë se dialogu nuk është ndërprerë, por është kushtëzuar deri në lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj dhe anulimin e fletarresteve të lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës.
Deputeti Elmi Recica, ka thënë se dialogu e ka dëshmuar se është i domosdoshëm mirëpo ka thënë se ndryshimi apo riformatimi në raport me Serbinë është po ashtu i domosdoshëm.
Sa i përket serbëve të Kosovës, ai ka vlerësuar se në vazhdimësi duhet të bisedohet me ta dhe vetëm me përpjekjen e Kosovës dhe tërheqjen e tyre nga vendimmarrja jashtë Kosovës marrëdhëniet do të përmirësohen.
Kjo tryezë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës organizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes të KDI-së dhe Kuvendit, e që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës