Diabeti gestacional ose diabeti i shtatzënisë siç edhe nënkuptohet nga emri, zhvillohet vetëm gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ass.dr.Merita Emini Sadiku, MSc, PhD
Interniste-endokrinologe-diabetologe
tel: 044 161 069
Kjo sëmundje bën që të rritet niveli i sheqerit në gjak dhe kjo gjendje prek si shëndetin e shtatzënës edhe atë të bebes. Kjo shpjegohet nga rezistenca insulinike e shkaktuar nga hormonet e placentës, duke bërë që insulina të mos jetë efektive aq sa duhet dhe kështu rrit sheqerin në gjak dhe vështirësohet futja e glukozës në qeliza.
Menjëherë pas lindjes, niveli i sheqerit kthehet në normë, por rreziku mund të jetë për fitimin e diabetit tip 2 gjatë jetës në një përqindje të caktuar, për nënën dhe beben.
Ky lloj i diabetit për shumicën e grave nuk jep simptomat dhe shenjat tipike të një diabetiku.
Kush është e rrezikuar për diabet të shtatzënisë?
Ato që kanë:
– Histori familjare për diabet
– Mbipeshë dhe obezitet
– Lindje të parakohshme
– Lindjen e një foshnje paraprake me peshë >4.1 kg
– Moshë mbi 25 vjeç
Nëse keni ndonjë nga faktorët e rrezikut për diabet gestacional ju duhet të testoheni qysh në vizitën e parë prenatale. Nëse keni rrezik mesatarë për diabet gestacional, ju duhet të testoheni gjatë tremestrit të dytë, mes javëve 24-28 të shtatzënisë.
Cilat janë komplikimet?
Shumica e grave me diabet gestacional lindin fëmijë të shëndoshë. Megjithatë, ato të cilat nuk e mbajnë nivelin e glikemisë nën kontroll mund të kenë problem tek bebja duke rritur nevojën për lindje cezariane.
Komplikimet që mund të prekin beben janë:
• Pesha e madhe e bebes
• Lindja parakohe dhe sindroma e frymëmarrjes së vështirësuar (distresit respiratorë)
• Niveli i ulët i glikemisë (hipoglikemia)
• Diabeti tip 2 i më vonshëm gjatë jetës dhe obeziteti
• Diabeti gestacional i patrajtuar mund të shkaktojë vdekjen e bebes ende pa lindur si dhe menjëherë pas lindjes.
Komplikimet të cilat mund të prekin nënën janë:
• Tensioni i lartë dhe preeklampsia
• Diabeti tip 2 i cili mund të lajmërohet më vonë gjatë jetës, si dhe diabeti gestacional në shtatzënitë tjera. Stili i shëndetshëm i jetës dhe ushtrimet fizike mund të reduktojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit tip 2.
Diagnostikimi
Diagnostikimi duhet të bëhet me matje të glikemisë dhe testin e ngarkesës me glukozë (OGTT). Nëse glikemia esëll >5.6 mmol/L dhe 2 orë pas ushqimit >7.2 mmol/L atëherë duhet të fillohet me ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik. Nëse këto vlera të glikemisë nuk ulen atëherë duhet filluar insulinën.
Pasi të jeni diagnostikuar me diabet gestacional, diabetologu mund të ju rekomandojë vizita më të shpeshta sidomos tre muajt e fundit të shtatzënisë me matje të glikemisë në orare të ndryshme gjatë ditës. Varësisht prej zhvillimit të komplikimeve, mund të kërkohen edhe analiza tjera specifike.
Trajtimi
Është esenciale që glikemia të matet dhe të mbahet nën kontroll në mënyrë që të mbahet e shëndoshë bebja dhe të shmangen komplikimet gjatë shtatzënisë dhe lindjes.
• Matja e glikemisë – glikemia mund të rekomandohet të matet deri 4-5 herë gjatë ditës, me anë të shpimeve në gisht, me gjak kapilarë, në orare të ndryshme, para dhe 2 orë pas ushqimit si dhe para gjumit.
• Dieta e shëndetshme – ushqimi i shëndetshëm mban glikeminë në normë si dhe parandalon shtimin e peshës i cili mund të ju çojë drejt rrezikut më të madh për komplikime. Nuk është e rekomandueshme humbja e peshës gjatë shtatzënisë sepse trupi juaj duhet të sforcohet shumë për të rritur beben. Dieta e shëndetshme bazohet në fruta, perime, drithëra të plota të pasura me nutrientë dhe fibra dhe të varfra me yndyra, me reduktim të karbohidrateve të rafinuara siç janë ëmbëlsirat. Nuk ka dietë e cila është e njëjtë për çdo grua, prandaj duhet të konsultoni diabetologun ose dietologun për të krijuar një plan të ushqimit të bazuar në peshën tuaj aktuale, cakun e shtimit të peshës në shtatzëni, nivelin e sheqerit në gjak, ushtrimet fizike dhe preferencat e ushqimit.
• Ushtrimet fizike – ushtrimet fizike të rregullta luajnë rol të rëndësishëm gjatë gjithë shtatzënisë. shtrimet fizike ulin sheqerin në gjak duke bërë që sheqeri të futet në qelizat e trupit, aty ku shfrytëzohet për energji. Ushtrimet fizike rrisin sensitivitetin e insulinës.
• Terapia – Nëse dieta dhe ushtrimet fizike nuk mjaftojnë, atëherë duhet filluar trajtimi me insulinë. Vetëm 10-20% e grave me diabet gestacional kanë nevojë për insulinë për të ulur sheqerin në gjak. Nuk rekomandohen tabletat për uljen e sheqerit në gjak.
• Monitorimi i bebes – mjeku gjinekolog përcjell rritjen e shëndetshme të bebes. Planifikimi për lindje gjithashtu duhet të bëhet nën udhëzimet e gjinekologut. Lindja pas terminit të përcaktuar mund të rrisë rrezikun e komplikimeve për ju dhe beben.
Këshilla
Një grua para së të mbetet shtatzënë duhet të vizitojë mjekun për të vlerësuar faktorët e rrezikut. Nëse gjatë shtatzënisë diagnostikoheni me diabet gestacional, ju duhet të bëni matje të rregullta të glikemisë si dhe mjeku juaj gjinekolog duhet t’ ju referoj tek mjeku specialist i diabetit.
Pasi të keni lindur ju duhet të matni glikeminë menjëherë dhe pas 6-10 javë, duhet të bëni testin e OGTT për të përjashtuar diabetin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën