Dhunon 18-vjeçaren me të meta mendore, vihet në pranga 44-vjeçari në Shijak

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një person që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij.
Me këtë rast policia arrestoi shtetasin H. G., 44-vjeç, banues në Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës një shkop gome dhe një armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.



















































