Dhunoi seksualisht një fëmijë të moshës 13-vjeçare, dorëzohet kallëzim penal ndaj 70-vjeçarit nga Likova

Policia e Kumanovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër një 70-vjeçari nga Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit se në një periudhë prej dy muajsh në disa raste ka kryer dhunë seksuale ndaj një fëmije 13-vjeçar.
Sipas MPB-së, 70-vjeçari I.S. dyshohet se ka kryer veprën penale “përdhunim i një fëmije nën moshën 16 vjeç”.
Më 10 tetor i dyshuari është arrestuar, por pas disa orëve është lënë i lirë. Këtë e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më datën 10 tetor në orën 22:30 policia ka arrestuar të dyshuarin I.S (70 vjeç) nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës. Ai dyshohet se për disa herë ka abuzuar seksualisht me fëmijën. Është njoftuar Prokuroria Publike dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Prokuroria Publike ka vlerësuar se për një dyshim të tillë nuk ka nevojë për masa kujdesi. Organi i akuzës na tha se në pritje është ekspertiza mjekoligjore nga e cila duhet të konstatohet vepra e mundshme penale, ndërkohë që me viktimën janë bërë edhe konsultime psikologjike.
Në rast se vërtetohet se i dyshuari 70 vjeç ka abuzuar seksualisht më fëmijën, ndaj tij do të propozohen masat më rigoroze të kujdesit, si paraburgimi. Vepra në fjalë parashikon dënim me burg të paktën 10 vjet nëse kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjeçare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri