Dhunohet një e mitur në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

4:"User
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë.
Sipas raportit 24 orësh thuhet se viktimë e dhunimit ka qenë një vajzë e mitur.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































