Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.


E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/