LAJMI I FUNDIT:

Dhuna, deputetë tjerë të LSDM-së dëshmojnë në Prokurori

Dhuna, deputetë tjerë të LSDM-së dëshmojnë në Prokurori

Në Prokurorinë Publike, në cilësinë e të dëmtuarve gjatë dhunës në Kuvend dëshmuan deputetët e LSDM-së Lupço Nikolovski, Pavle Bogoevski dhe Muhamed Zeqiri. Ata thanë se çdo gjë është e dokumentuar dhe filmuar. Presin që Prokuroria të mos nënshtrohet lidhur me këtë çështje, raporton Alsat M.

Atë që e pashë këtu, nuk ka nevojë që ne t’i identifikojmë autorët. Ka filmime, albume me fotografi, çdo gjë është e filmuar, çdo gjë është e filmuar, çdo gjë është e dokumentuar, ngel tani që Prokuroria të mos nënshtrohet dhe as të mos mendojë të nënshtrohet në këtë çështje sepse qytetarët dhe shteti si dhe ndryshimet që po ndodhin fillojnë me zbardhjen e 27 prillit të përgjakshëm – deklaroi deputeti Lupço Nikolovski.

Ajo që është me rëndësi dhe ajo që do të dija të dërgoj apel të veçantë deri tek institucionet kompetente është që ta japin tërë mundin e tyre dhe t’i marrin të gjitha masat që i kanë në dispozicion me qëllim që sistemi ynë gjyqësor penal ta shqyrtojë peshën e vërtetë të sulmit terrorist në Kuvend dhe me këtë të ketë trajtim përkatës në sistemin tonë juridik – deklaroi deputeti tjetër Pavle Bogoevski.


Dëshmi për ngjarjet paraprakisht dhanë një numër më i madh i deputetëve të LSDM-së mes të cilëve edhe Zoran Zaev, Radmila Sheqerinska dhe Oliver Spasovski. Besohet se për shkak të gjendjes shëndetësore dëshminë e tij nuk e ka dhënë kreu i LR PDSH-së Ziadin Sela. Këtë javë për dëshmi në Prokurori duhet të paraqiten edhe dy deputetë të OBRM-PDUKM-së, të cilët ishin në hapësirën ku ndodhën incidentet më të rënda. Për dhunën në Kuvend deri më tani janë ngritur rreth 20 kallëzime. Që të gjithë të dyshuarit ngarkohen për pjesëmarrje në turmë, me përjashtim të dy personave të cilët ngarkohen për “tentim vrasje”, për sulmin ndaj Ziadin Selës. Përgjegjësinë për veprimin e policisë është duke e hetuar një komision i posaçëm në MPB-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori