Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, mblodhi institucione, partner e miq nga vendi, rajoni e bota, për të shënuar përmbylljen e vitit 2024.
Kryetari Skender Krasniqi, ka thënë se edhe ky vit ishte me shumë aktivitete që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka pasur me të gjithë, përfshirë institucionet në nivel qendror dhe lokal, dhe bizneset.
Ai ka përmendur takimet e shumta me institucionet, organizimin e “Kafes së mëngjesit” me shumë komuna e biznese, takime me organizata të ndryshme shtetërore vendore dhe të huaja, më qëllim të zgjidhjes dhe avancimit të ligjeve, për një klimë më të mirë për të bërë biznes.
Para të pranishmëve, ai përmendi kërkesat kryesore të Dhomës për vitin që po vjen.
“Përkrahja me 10% e prodhimeve vendore në blerje në markete; Përkrahje me 10% në eksport për prodhimet tona; Përmirësimi i politikave fiskale si pagesa e TVSH-së në inkasim dhe brenda vendit e jo në Doganë; Krijimi i produkteve strategjike në bujqësi dhe riorientimi i granteve dhe subvencioneve; Krijimi i një strategjie reale të zhvillimit ekonomik, e cila i mungon Qeverisë në orientimin e investimit të bizneseve e shumë e shumë të tjera; Ndryshimin e Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Ligjin e punës; Ndryshimin e Ligjit mbi Prona që i ka mbyllë me dhjetëra biznese dhe duke i lënë në rrugë qindra punëtorë.
Nga ajo që kemi parë është se ne dhe vetëm ne jemi zgjidhja e problemeve të mëdha të shkaktuara nga ligjet e ndryshme të marra nga vendet e ndryshme pa i analizuar me gjendjen tonë. Ne si biznese jemi duke vazhduar të përballemi edhe me shumë sfida si; Mungesën e punëtorëve dhe mungesën e kualifikuar të punëtorëve. Për këtë, rritja e jonë si numër, rritja e buxhetit tonë të përbashkët, rritja e kontributit tonë, është zgjidhja e vetme e tejkalimit të këtyre sfidave. Sukseset pra nuk ndodhin rastësisht. Nuk kanë ndodhë në biznese tona as nuk do të ndodhin në shtet. Të gjitha këto mund të realizohen me bashkëpunimin tonë më të madh”, tha Krasniqi.
Zef Dedaj nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka përmendur bashkëpunimin shumë-vjeçar me DhTIK-në nga e cila shumë biznese kanë përfituar në grante dhe pjesëmarrje në shumë panaire.
Ai ka thënë se bashkëpunimi i dyanshëm, ka sjellë edhe nevojën për rritjen e buxheti, që për vitin e ardhshëm do të jetë më i madh.
Gjithashtu, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit mes KIESA-s dhe DhTIK-së për organizimin e një sesioni informues për bizneset rreth mënyrës së aplikimit për grante e pjesëmarrje në panaire.
Në këtë mbrëmje të pranishëm ishin edhe Nagip Fejzi, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë-shqiptar dhe Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të cilët përmendën bashkëpunimin e gjatë dhe të frytshëm me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Hamdi Malushaj, ka ftuar bizneset për vazhdim të bashkëpunimit, derisa i ka bërë thirrje institucioneve që të punojnë në ndryshimin e ligjeve që janë nevojë e bizneseve, duke nisur nga Ligji i Punës, i cili po vazhdon tu sjellë dëme bizneseve.
Nga ana tjetër, koordinatori i Dhomës, Kushtrim Ahmeti, ka ndarë me të pranishmit aktivitetet kryesore gjatë këtij viti, nga të cilat falë angazhimit, kanë arritur të zgjidhen numër i madh i problemeve.
Ai ka përmendur edhe projektet me partnerët rajonal e ndërkombëtar, si dhe memorandumet që janë nënshkruar dhe që planifikohen të nënshkruhen vitin e ardhshëm, nga të cilat do të përfitojnë si bizneset ashtu edhe ekonomia e vendit.
Gjithashtu, ai ka falënderuar mediat dhe gazetarët për korrektësinë dhe bashkëpunimin përgjatë këtij viti.
Në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin, DhTIK u ka ndarë mirënjohje të gjitha bizneseve anëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës