Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Zënka mes disa personave ka agravura me të shtëna armësh të shtunën pasdite në Brugg AG, Zvicër.
Kjo ka bërë që një person shqiptar nga Kosova të mbetet i plagosur.
Sipas policisë kantonale të Aargaut, disa të shtëna u shkrepën nga një BMW në drejtim të një makine Skoda në një parking.
Brenda Skodës ndodheshin dy persona, ku njëri prej tyre, një kosovar 31-vjeçar, mbeti i plagosur dhe u dërgua në Spitalin Kantonal të Badenit.
Zona përreth vendngjarjes u rrethua dhe mbeti nën mbikëqyrje të rreptë policore.
Në të njëjtën kohë, situatë e tensionuar u raportua edhe në Spitalin Kantonal të Badenit, ku dhoma e urgjencës ruhej nga policia.
Sipas Blick.ch, kjo masë sigurie u mor pasi viktima e të shtënave në Brugg ishte pranuar në spital me plagë nga armë zjarri.
Sipas autoriteteve, një 24-vjeçar zviceran është identifikuar si i dyshuar kryesor.
Ai, bashkë me një tjetër shtetas nga Kosova, u ndaluan nga policia më vonë të shtunën dhe u arrestuan përkohësisht.
Policia nuk ka bërë të ditur moshën e të dyshuarit të dytë, as nëse të dy ndodheshin brenda BMW-së nga ku u qëllua.
Prokuroria ka hapur një procedurë penale, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrjedhës së saktë të ngjarjes dhe lidhjes së mundshme të incidenteve të tjera me këtë rast janë në zhvillim./Telegrafi/




































