LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra mijëra qytetarë fillojnë evakuimin nga Libani jugor përpara një fushate të zgjeruar ushtarake izraelite

Dhjetëra mijëra qytetarë fillojnë evakuimin nga Libani jugor përpara një fushate të zgjeruar ushtarake izraelite

Mijëra qytetarë libanezë janë larguar nga jugu pasi sulmet ajrore izraelite lanë qindra të vdekur dhe ushtria i paralajmëroi të evakuoheshin përpara një fushate ajrore të zgjeruar kundër Hezbollahut.

Bëhet e ditur se autostrada kryesore nga qyteti port jugor i Sidonit u bllokua nga veturat që po shkonin drejt Bejrutit në eksodin më të madh që nga luftimet e vitit 2006.

Më shumë se 1,000 njerëz të tjerë u plagosën në sulme – një numër tronditës për një vend që ende po lëkundet nga një sulm vdekjeprurës ndaj pajisjeve të komunikimit javën e kaluar, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën 274 njerëz u vranë dhe 1,024 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të Izraelit, duke përfshirë fëmijë, gra dhe ekuipazhe emergjente, në një nga breshëritë më vdekjeprurëse në gati një vit luftime.

Gjenerali i ushtrisë izraelite Herzi Halevi ka miratuar sulme shtesë nga selia ushtarake në Tel Aviv dhe ka premtuar veprime më të ashpra kundër grupit militant.

Andaj, IDF u ka bërë thirrje civilëve që jetojnë pranë objektivave të Hezbollahut të evakuohen menjëherë.

Gjithashtu, civilët janë paralajmëruar që të mos lejojnë militantët e Hezbollahut të përdorin shtëpitë e tyre për të ruajtur armë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Evropa
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Evropa
Kalo në kategori