Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e shteteve që kanë investuar më shumë për ushtrinë, me 611 miliardë dollarë, shpenzime ushtarake, gjatë vitit 2016.

Kjo shumë është thuajse e barabartë me shpenzimet ushtarake të 9 shteteve të tjera, që plotësojnë dhjetëshen e parë të shteteve më "dorëlëshuara", ndaj përforcimit të ushtrisë.


Nëntë shtetet e tjera të listës kanë shpenzuar në total 632 miliardë dollarë, pra vetëm 21 miliardë më shumë se SHBA-të. Të llogaritura në përqindje, shpenzimet ushtarake të SHBA-ve, janë sa 36% e shpenzimeve ushtarake të të gjithë globit, transmeton tch.

Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqe, në Stokholm. Më poshtë po ju sjellim listën me shtetet që kanë kryer më shumë shpenzime ushtarake dhe vlerën e këtij shpenzimi.

2 22

SHBA - 611 miliardë dollarë

3 14

Kina - 215 miliardë dollarë

4 9

Rusia - 69 miliardë dollarë

5 8

Arabia Saudite - 64 miliardë dollarë

1 75

India - 56 miliardë dollarë

7 7

Franca - 56 miliardë dollarë

8 6

Britania - 48 miliardë dollarë

9 5

Japonia - 46 miliardë dollarë

10 5

Gjermania - 41 miliardë dollarë

1 76

Koreja e Jugut - 37 miliardë dollarë