Gazeta e madhe spanjolle Marca ka përpiluar një listë prej dhjetë futbollistëve që kanë bërë karrierë të madhe, por nuk janë ftuar asnjëherë nga Kombëtarja e Spanjës.

Spanja njihet si një vend i cili ka dominuar botën e futbollit në 10 apo 15 vitet e fundit.


Shumë talent dhe emra të mëdhenj të futbollit, të cilët kanë luajtur dhe luajnë në skuadrat më të mëdha evropiane janë spanjollë.

Por, ka nga ata talent që edhe përkundër karrierës së madhe në dekadën e fundit nuk kanë arritur asnjëherë të ftohet nga ekipi kombëtar.

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar listën e dhjetë futbollistëve që kanë mundur të ftohet, por nuk janë ftuar asnjëherë:

1.Ruben Castro

1.ruben castro

Sulmuesi ka 97 gola në Primera Division dhe 77 tjera në kampionatin spanjoll, La Liga. Por, as këto statistika nuk kanë bërë që Castro të ftohet nga Spanja.

2.Xabi Prieto

2.xabi prieto

Njëri nga mesfushorët më të mirë spanjoll në dekadën e fundit. Prieto ka një këmbë të djathtë magjike.

3.Gabi

3.gabi

Mesfushor me tipare mbrojtëse ka qenë gjithmonë titullar nën drejtimin e Diego Simeones te Atletico Madridi.

4.Miguel Moya

4.moya

Ka luajtur në Kampionatet Evropiane për ekipin spanjoll U16 dhe U19 dhe për disa vite titullar te Atletico, por nuk u ftua asnjëherë.

5.Jese Rodriguez

5.jese

Talent me potencial të madh, duke luajtur për shumë ndeshje për Real Madridin, por që lëndimet e shumta ia kanë pamundësuar ftesën nga ekipi kombëtar.

6.Jose Gaya

6.gaya

NJëri nga mbrojtësin e majtë më premtues në futbollin spanjoll. Ai ka dështuar të bëjë kalimin nga ekipi U21 në ekipin e parë.

7.Manu Trigueros

7.trigueros

Emri i tij është lidhur me Barcelonën pas paraqitje të mira me Villarrealin për shumë vite. Ai asnjëherë nuk pati shansin të vesh fanellën e famshme të kuqe.

8.Mikel Arteta

8.arteta

Mesfushori ishte yll për shumë vite te Evertoni dhe Arsenali. Luajti për të gjitha grupmoshat e Spanjës, por asnjëherë për ekipin e parë.

9.Francisco Yeste

9.yeste

Mesfushori me këmbë të majtë njihet si lojtar me shumë talent dhe kualitet. Një herë u shqyrtua nga Luis Aragones, por nuk arriti të marr asnjëherë ftesën.

10.Francisco Liano

10.liano

Dy herë fitues i trofeut Zamora në vitet e 90-ta. Ai mban ende rekordin në ligë me vetëm 18 gola të pranuara në 38 ndeshje, por asnjëherë nuk u paraqit për Spanjën.

/Telegrafi/

telegrafi sport app