Sulmuesi i Manchester Unitedit, Mason Greenwood është lojtari, vlera e transferimit të të cilit është rritur më së shumti në këtë sezon të Ligës Premier.
18-vjeçari ka qenë një lojtar i rregullt në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer këtë sezon dhe kontribuoi me 10 gola në ligë.
Faqja e internetit e statistikave Transfermarkt ka vendosur vlerën e tij deri në 29 milionë në një sezon të vetëm.
Ai është një nga katër të rinjtë e anglez në ‘top 5’, pasi ai është bashkuar me dyshen e Chelseat, Mason Mount dhe Tammy Abrahamit, si dhe lojtarin e Arsenalit, Bukayo Saka.
Rritje patën edhe emra tjerë si Adama Traore, Reece James dhe Scott McTominay, por pa arritur të përfundojnë në dhjetëshe.
Më poshtë keni listën e 10 lojtarët vlera e të cilëve është rritur më së shumti në këtë sezon.
1.Mason Greenwood (Manchester United)
Vlera e tregut: 29 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 29 milionë euro
2.Mason Mount (Chelsea)
Vlera e tregut: 40.5 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 28.5 milionë euro (237.5%)
3.Gabriel Martinelli (Arsenal)
Vlera e tregut: 25 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 25 milionë euro
4.Tammy Abraham (Chelsea)
Vlera e tregut: 40 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 20 milionë euro (100%)
5.Bukayo Saka (Arsenal)
Vlera e tregut: 20 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 20 milionë euro
6.Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Vlera e tregut: 99 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 19 milionë euro (23.8%)
7.Todd Cantwell (Norwich City)
Vlera e tregut: 20 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 19 milionë euro (1900%)
8.Tyrone Mings (Aston Villa)
Vlera e tregut: 22.5 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 17.5 milionë euro (350%)
9.Caglar Soyuncu (Leicester City)
Vlera e tregut: 32 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 17 milionë euro (113.3%)
10.Joe Wllock (Arsenal)
Vlera e tregut: 16 milionë euro
Rritja e vlerës së tregut: + 16 milionë euro
/Telegrafi/