Kohë pas kohe, shikuesit e filmave nuk mund ta kuptojnë pse është një film i tillë i zakonshëm që lë një përshtypje të pakuptueshme.
Arsyeja për këtë është se filmat e përgatitur mirë janë ndërtuar shpesh mbi një bazë filozofike që ka një ndikim në mendjen tuaj nënndërgjegjese, por që ju nuk mund ta zbuloni pa analiza të plota.
Bright Side solli një listë me 10 filma të famshëm, për të cilët pas këtyre analizave, mbase mund të kuptoni thelbin e tyre të fshehur, transmeton Telegrafi.
Njerëzit shpesh nuk shohin ndonjë kuptim më të thellë prapa filmave mbresëlënës të zhanrit aksion. Kur konsiderohet nga pikëpamja psikologjike, të gjitha personazhet në Mad Max janë një pasqyrim i pjesëve të përbërë të personaliteteve tona. Arratisja e tyre pasqyron frikën tonë, tokën e gjelbër, ëndrrat tona dhe udhëtimin e tyre, si dhe transformimin e personalitetit. Kjo është arsyeja pse shikimi i këtij filmi mund të lërë ndjenjën e ringjalljes dhe çlirimit nga kurthet tuaja të brendshme emocionale.
Vajza e vogël në veshjen e kuqe që shohim në Listën e Shindlerit është një reflektim i idesë kryesore pas filmit. Vetë Steven Spielberg komentoi se “Në SHBA, BRSS, dhe në Angli, njerëzit e dinin për Holokaustin, por askush nuk bëri asgjë, nuk kemi shpenzuar asnjë burim që përpiqet të ndalë këtë marshim të pamëshirshëm të vdekjes. Kjo ishte një katastrofë e madhe që të gjithë e panë, por askush nuk bëri asgjë për këtë “.
Shikuesit me vëmendje mund të kenë vënë re se në këtë film ka dy ngjyra kryesore: blu të lehta (një simbol i përjetësisë dhe i qiellit) dhe një ngjyrë rëre (që simbolizon tokën dhe kohën). Karakteret ndryshojnë paraqitjet e tyre në varësi të interpretimit të tyre të këtyre dy simboleve. Filmi, për më tepër, është ndërtuar rreth një strukture mitologjike: një ëndërr në parajsë, luftën e zakonshme të njerëzve me kaosin dhe shpëtimin përfundimtar. Megjithatë, pavarësisht nga kjo mitologji epike, personazhet që shohim këtu janë të gjithë njerëz të zakonshëm, gjë që ju lë me një përshtypje kaq të fortë.
Që nga fillimi, regjisori i këtij filmi na tregon se personazhi kryesor është një pacient mendor: vihen re kufizimet në dhomën e detektivit, fytyrat e tensionuara të policëve, mungesa e seriozitetit të infermierëve gjatë marrjes së pyetjeve të tyre, ngathtësia e Miss Kearns. Në fund, karakteri kryesor e kupton të vërtetën, por për shkak se ai nuk mund ta përballojë dhimbjen që shkakton, zgjedh sakrifikimin.
“Gjithçka në Tokë mund të jetë ndryshe, por do të kishte të njëjtin kuptim”, thotë Nemo, sepse esenca e çdo gjëje mbetet e përhershme pavarësisht se sa ndryshon vetë gjëja. Nemo është një individ i veçantë që mund të përqendrohet në pikën e mos kthimit dhe të shohë të gjitha variacionet e mundshme të ndryshimit që mund t’i ndodhin atij. Duke ditur se të gjitha versionet e jetës me nënën e tij janë të bazuara në emocione dhe të gjithë ata me babanë e tij bazohen në arsye, ai zgjedh një qasje të tretë: zgjedhja individuale (simboli i një individi që arrin maturinë).
Shumë njerëz mendojnë se “Black Swan” është një film rreth skizofrenisë, rreth rrezatimitn Ninaa dhe personalitetit të saj të dytë, Lily (emri nënkupton “natën” ose “errësirën” në hebraishten e lashtë) .Në fakt, ky film flet për artin si një fenomen. I gjithë arti ka dy anët: atë krijuese dhe shkatërruese. Përsosja e vërtetë lind vetëm kur këto dy anë janë të unifikuara, kjo është metaforikisht e përshkruar në film.
Është në thelb e pamundur të kuptosh këtë film pa marrë kohë për ta analizuar atë në njëfarë niveli. Demoni Neoni është ana e errët e çdo objekti që dëshirojmë. Karakteri kryesor është një metaforë për bukurinë ekstreme. Gjithashtu vlen të përmendet imazhet e vazhdueshme të trekëndëshat në këtë film: një simbol i Trinisë së Shenjtë. Kjo lë të kuptohet në idenë se bota e modës dhe bukurisë është bërë një fe e re.
A keni menduar ndonjëherë pse një shfaqje televizive rreth përbindëshave ka ruajtur vëmendjen e shikuesve për kaq shumë kohë? Sepse nuk përshkruan vetëm botën e të vdekurve “të gjallë”, por edhe forma të ndryshme të qeverisjes të shikuara gjatë historisë njerëzore – nga skllavëria në demokraci. Me çdo sezon të ri të “The Living Dead”, shikuesit janë në gjendje të zhvillojnë përshtypje të reja rreth llojeve të ndryshme të shoqërisë që njerëzimi ka apo potencialisht mund të jetojë.
20 sekondat e fundit të këtij filmi i referohen një filmi tjetër, E pathyeshmja, që tregon se kjo është në të vërtetë një “histori origjine” në lidhje me këtë të fundit. Termi “historia e origjinës” zakonisht zbatohet në pamjet e asaj se si superherojët e librit komik, që vijnë ashtu siç janë. Nga ana tjetër, zbulohet se karakteri në “Split” nuk është thjesht një individ me një çrregullim mendor, por një superhero, historia e të cilit ndërthuret me atë të karakterit të “Të pathyeshmit”.
Sa i përket “Fight Club”, teoria e çmendur zgjon ende kureshtjen se Marla është gjithashtu një tjetër karakter i përfytyruar nga Narratori. Vini re se Marla dhe Tyler janë shumë të ngjashëm: tymosibn vazhdimisht, veshin rroba dhe unaza të njëjta dhe madje mbajnë të njëjtin stil flokësh. Marla, për më tepër, është në shumë mënyra të ngjashme me Narratorin dhe ka të njëjtat probleme: ata të dy jetojnë në hotele; ata ndryshojnë rrobat e tyre në të njëjtën kohë; ata ndjekin të njëjtat kurse vetë-ndihmëuese – dhe ka shumë ngjashmëri të tjera përveç kësaj. Marla mund të jetë parimi i femrës që gjendet brenda personalitetit të Narratorit, ekzistues në një kohë kur ai lufton me atë mashkullor brenda vetes – Tyler Durden. Tani rishikimi i filmit me këtë interpretim në mendje, do të bënte që pasme përqendrimin më të madh, të mos i vinim re këto! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
Rihanna ngrit temperaturat me të brendshme dantelle të verdha për ‘Savage X Fenty’
A ishte në lidhje Anisa me Gjestin para Big Brother VIP Kosova?
Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra
Cheryl lavdërohet për forcën e saj në daljen e parë publike, pas humbjes tragjike të Liam Payne
Kourtney Kardashian pozon në bikini, teksa uron Travis Barker për ditëlindjen e 49-të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën