Dhimbjet dhe infeksionet e veshit – mësoni t’i trajtoni në shtëpi pa antibiotikë

Infeksionet në vesh janë një problem që duhet marrë seriozisht. Në disa raste, ekzistojnë disa komplikacione të lidhura me to
Përveç simptomave të zakonshme si ethet, dhimbja, infeksionet mund të çojnë deri në humbje të dëgjimit ose dëmtim të daulles. Infeksionet e përsëritura të veshit, sipas ekspertëve, mund të shkaktojnë komplikacione të tilla si ngurtësimi i indeve të veshit të mesëm, formime të kisteve, dëmtim të kockave të imëta të veshit të mesëm, madje edhe paralizë faciale dhe inflamacion të trurit.
Ka shumë faktorë që shkaktojnë një infeksion në vesh. Disa prej tyre janë dëmtimi i veshëve, depozitimi i dyllit në vesh, alergjitë ushqimore ose të mjedisit dhe kequshqyerja.
Ky problem është më i pranishëm tek fëmijët se sa tek të rriturit. Pavarësisht rastit, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek.
Për raste të lehta dhe të moderuara të infeksioneve të veshit, ekzistojnë disa metoda natyrale për t’i trajtuar në shtëpi. Ana pozitive e këtyre metodave është se nuk merrni antibiotikë të cilët shfaqin disa efekte anësore.
Më poshtë do të lexoni për disa medikamente shtëpiake të cilat kanë provuar se trajtojnë infeksionet dhe dhimbjet e veshit:
Hudhra
Hudhra jo vetëm që i bën pjatat më të shijshme, ndihmon gjithashtu për të trajtuar infeksionet në vesh. Copëtoni dy thelpinj hudhre dhe gatuajini me dy lugë gjelle vaj vegjetal si ai i susamit apo i sinapit. Më pas lëreni vajin të ftohet pak. Kur nxehtësia të jetë e durueshme, hidhni disa pika në veshin që ju dhemb. Kullojeni pas disa minutave duke kthyer kokën nga ana tjetër.
Qepa
Një tjetër medikament shtëpie i rëndësishëm për të qetësuar infeksionet e veshit, është qepa. Copëtoni një qepë të vogël dhe ngroheni në mikrovalë për disa sekonda. Lëreni të ftohet dhe përmes një nape shtrydhini lëngun. Hidhni 2-3 pika lëng në vesh. Kullojeni pas disa minutash duke kthyer kokën nga ana tjetër.
Uthulla e mollës
Ndër përdorimet e shumta që gjen uthulla e mollës, një prej tyre është edhe trajtimi i infeksioneve të veshit. Bashkoni pak uthull molle me të njëjtën sasi uji. Merrni një copë pambuk, zhyteni në këtë përzierje dhe vendoseni në vesh për disa minuta.
Vaj ulliri
Nëse burimi i problemit në vesh është depozitimi i dyllit, vaji i ullirit mund të përdoret për të përshpejtuar shërimin. Ngrohni pak vaj ulliri në mikrovalë për disa sekonda. Pasi të jetë ftohur pak, hidhni disa pika në vesh. Ktheni kokën nga ana tjetër pas disa minutash në mënyrë që të nxirrni vajin e tepërt së bashku me dyllin.
Vaji i pemës së çajit
Nuk është më sekret që vaji i pemës së çajit ka veti të mrekullueshme antibakteriale. Kjo është arsyeja pse përdoret edhe për të trajtuar infeksionet e veshit. Hidhni tre pika nga ky vaj në një lugë gjelle me vaj ulliri. Më pas hidhni disa pika nga kjo përbërje në veshin e infektuar. Lëreni për disa minuta dhe më pas kullojeni duke kthyer kokën nga ana tjetër.
Qumështi i gjirit
Qumështi i gjirit mund të vrasë bakteret dhe t’ju çlirojë nga simptomat e infeksionit në vesh. Kështu që disa pika prej tij në vesh, do t’ju bëjnë të ndien më mirë.
Por, para se të filloni të bëni ndonjërin nga këto veprime, sigurohuni që të merrni edhe mendimin e mjekut rreth kësaj /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës