Dhimbje koke për shkak të hormoneve; 10 ushqime që ju ndihmojnë

Ka shumë probleme që mund të shkaktojë disbalanca e hormoneve dhe dhimbja e kokës është një prej tyre
Në këto raste, dhimbjet e kokës mund të jenë shumë të forta dhe pacientëve u duhet të marrin medikamente të cilat paraqesin disa risqe dhe efekte anësore.
Për këtë arsye, shumë gra që vuajnë nga dhimbjet e forta të kokës para ose gjatë periodave, në periudhën para menopauzës ose gjatë menopauzës përpiqen t’i menaxhojnë ato në mënyrë natyrale. Dhe një prej këtyre mënyrave është një regjim ushqimor korrekt.
Le të shohim së bashku disa ushqime që duhet t’i konsumoni sa herë përjetoni dhimbje koke për shkak të dietës së duhur.
Bishtajat e sojës
Nëse doni të mbani dhimbjet e kokës për shkak të hormoneve larg, sigurohuni të konsumoni bishtaja soje. Ato përmbajnë komponime të caktuara të cilat sjellin ekuilibrin hormonal. Gjithashtu mund të zgjidhni edhe nënprodukte të sojës si qumështi i saj, gjalpi, tofu dhe tempeh.
Peshqit e yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm si salmoni, skumbri, trofta, sardelet dhe toni përmbajnë acide yndyrore omega-3! Acidet yndyrore omega-3 janë yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve normale të hormoneve në trup. Peshqit e yndyrshëm janë gjithashtu një burim i mirë proteinash të cilat nevojiten për prodhimin e sasive të mira të hormoneve.
Vezët
Ashtu si tek peshqit e yndyrshëm, ju mund t’i merrni proteinat edhe nga vezët. Sipas ekspertëve, vezët janë edhe një burim i mirë kolesteroli, i rëndësishëm për normalizimin e niveleve të hormoneve në trup.
Frutat e thata
Nëse jeni vegjetarianë, mund të merrni sasi të mira proteinash dhe yndyrash të shëndetshme nga arrat. Bajamet, arrat amerikane, fëstëkët, lajthitë dhe shumë fruta të tjera të thata mund të ndihmojnë që dhimbjet hormonale të kokës të largohen.
Farat
Përveçse tek llojet e ndryshme të frutave të thata, mund të mbështeteni edhe tek farat e ndryshme për të rregulluar balancën e hormoneve në trup. Farat e susamit, të lulediellit, të kungullit, të lirit, janë burime proteinash të shëndetshme. Mund t’i përdorni kudo, tek sallatat, smoothi-et, perimet e pjekura, etj.
Avokadot
Disa nga burimet më të mira të frutave që balancojnë hormonet janë avokadot. Shumë njerëz i largojnë ato nga dieta për shkak të kalorive, por nuk ka asnjë problem nëse konsumohen me moderim.
Patatet e ëmbla
Ekspertët thonë se ata që vuajnë nga dhimbjet hormonale të kokës mund të përfitojnë shumë nga ngrënia e patateve të ëmbla. Ato janë burime të shkëlqyera të magnezit, një lëndë ushqyese që ka aftësinë të rivendosë ekuilibrin e duhur të hormoneve. Magnezi gjithashtu ndihmon në trajtimin e ndryshimeve të humorit dhe depresionit.
Bananet
Ashtu si patatet e ëmbla, bananet janë një burim i mirë i magnezit dhe kjo është arsyeja pse konsumi i rregullt i tyre është ideal për ju që përjetoni çekuilibër hormonal. Bananet gjithashtu kanë fibra, të cilat ndihmojnë në largimin e hormoneve të tepërta nga sistemi juaj.
Zarzavatet me gjethe jeshile
Ju gjithashtu mund të merrni sasi të mira magnezi nga zarzavatet me gjethe jeshile si spinaqi, lakrat kale, etj. Ato gjithashtu janë të pasura me fibra të cilat, siç e përmendëm më herët janë ‘mikesha të mira’ për ata që vuajnë nga disbalanca hormonale.
Perimet krucifere
Është gjithashtu një ide e shkëlqyer të përfshini perimet krucifere në dietën tuaj nëse dëshironi të luftoni dhimbjen e kokës për shkak të problemeve hormonale. Perimet krucifere ndihmojnë pastrimin e trupit nga toksina dhe shkojnë më tej në problemet tuaja me hormonet. Brokoli, lulelakra, lakra dhe lakrat e Brukselit janë disa shembuj të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Tregoni partnerit tuaj për çka shërben klitorisi!

Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania