Turqia është tronditur ditë më parë, kur futbollisti Ahmet Çalik ndërroi jetë.

Ish-mbrojtësi i Gaatasray dhe Konyaspor ishte duke shkuar në qytetin e tij të lindjes Ankara me makinë kur pësoi aksident.


Çalik tejkaloi një kamion, derisa humbi kontrollin dhe u rrotullua për ta humbur jetën dhe për ta shokuar gjithë botën e futbollit.

Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 21-të në Superligën e Turqisë, përveç takimit Istanbul Basaksehir - Konyaspor, që është shtyrë shkaku se Çalik ishte pjesë e Konyas dhe të gjithë në këtë klub ishin në shok dhe jo të gatshëm për lojë.

calik

Në të gjitha sfidat e zhvilluara është mbajtur një minutë heshtje para fillimit të takimit në nderë të Çalik.

Ndërkohë është ndaluar ndeshja për një minutë në minutën e gjashtë, duke duartrokitur për ish-reprezentuesin e Kombëtares së Turqisë.

Ka qenë një vikend emocionues në futbollin turk, pasi nga tifozët te zyrtarët e klubeve, trajnerët e deri te futbollistët qanin për humbjen e futbollistit.

Transmetuesi i Superligës së Turqisë, Bein Sports ka përmbledhur një video emocionuese nga ndeshjet e xhiros së 21-të, ku shihen në lot të gjithë për humbjen e Çalik. /Telegrafi/

telegrafi sport app