Nëse ju dhembin supet, urgjentisht shkoni te mjeku: Ja cilën sëmundje vdekjeprurëse tregon dhembja e supeve

Dhembja e supeve kryesisht konsiderohet si gjendje e parëndësishme, ia atribuojmë qëndrimit ulur, mosaktivitetit fizik apo qëndrimit të padrejtë, ndërkaq nuk e dimë se në çfarë sëmundje të rrezikshme mund të në dërgojë.


Dhembja e supeve është njëra ndër shenjat e para të kancerit të mushkërive, të cilën e shkakton tumori specifik, i cili zhvillohet në pjesën e sipërme të krahut të mushkërive.

Kjo dhembje dallohet nga dhembja klasike për shkak se shpesh shfaqet gjatë natës, transmeton Telegrafi.

shoulder pain from sleeping on side

Krahas dhembjes së supeve këtë tumor na paralajmëron rënia e kapakëve të syve, zvogëlimi i bebëzës në njërin sy dhe zvogëlimi i njërës anë të fytyrës.

Këtë sëmundje na paralajmëron edhe sindroma e Hornerit, dobësimi i punës së syrit, sepse tumori dëmton nervat të cilat lidhin qafën me pjesët e ndryshme të kokës.

Mos e injoroni dhembjen e supeve, ky lloj tumori në mushkëri vetëm më vonë, në fazat e fundit, tregon shenja të kollës dhe kollës me gjak. /Telegrafi/