LAJMI I FUNDIT:

BE dhe ShBA-të përshëndetën miratimin e ligjeve reformuese në fushën e sigurisë

BE dhe ShBA-të përshëndetën miratimin e ligjeve reformuese në fushën e sigurisë

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e ShBA-ve në vend e përshëndetën miratimin e ligjeve reformuese në fushën e sigurisë që janë të rëndësishme për integrimit euro-atlantik të vendit.

“E përshëndesim miratimin e ligjeve reformuese në fushën e inteligjencës dhe sigurisë në Kuvend. Dialogu konstruktiv rezultoi në progres në një nga fushat kryesore në sundimin e së drejtës. Pres zbatim efektiv të reformave. E gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te Ligji për prokurori publike që rregullon statusin e PSP-së. S’ka kohë për të humbur”, shkroi euro-ambasadori Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Miratimin e ligjeve të fushës së sigurisë në deklaratë për AIM e përshëndeti edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend.


“Reforma e sektorit të sigurisë në Maqedoninë e Veriut është obligim kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO. Urojmë Kuvendon për përpjekjet e përbashkëta në miratimin e këtyre ligjeve të rëndësishme”, thuhet në deklaratën për AIM nga Ambasada e ShBA-ve.

Me 91 vota “për” formohet Agjencia për Siguri Kombëtare në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Me 91 vota “për” formohet Agjencia për Siguri Kombëtare në Maqedoninë e Veriut

Ndryshe, Kuvendi me 91 vota, sot votoi ligjet reformuese në fushën e sigurisë që janë të rëndësishme për rrugën e vendit drejt BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori