Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë.


Arrestimi i tij ndodhi të mërkurën në Pallatin e Drejtësisë, pasi që i dyshuari kishte bërë deklarim të rremë në seancë gjyqësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në seancë gjyqësore kishte deklaruar rrejshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/