Dezinformatat e plasuara ditë më parë, si paralajmërim për rrezikun nga sulm terrorist në vendin tonë, po konsiderohen si pjesë e një lufte që po zhvillohet ndaj Republikës së Kosovës, duke paraqitur vendin tonë si jostabil në aspektin e sigurisë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka deklaruar për Telegrafin se zakonisht prapa këtyre veprimeve qëndrojnë shërbime të inteligjencës, që në këtë rast besohet të jenë shërbimet serbe të inteligjencës të ndihmuara nga ato ruse.
Sipas Musliut, në këtë situatë, përgatitja e opinionit për një dezinformatë është bërë duke shfrytëzuar tragjedinë e vrasjes së tre qytetarëve në Gllogjan.
“Ditët e fundit ishin me një atmosferë të zymtë në Kosovë. Ngjarja tragjike e kobshme e vrasjes së tre qytetarëve në Gllogjan, dy prej të cilëve të mitur, e tronditi sigurinë tonë. Megjithë humbjen e jetës së tyre, konsideroj se Kosova u dëmtua edhe më shumë nga ajo sesi u pasqyrua kjo ngjarje, me cilësimet e ngutshme, dhe veçmas kur të nesërmen u përhap një dezinfomatë tjetër për gjoja një kërcënim terrorist në dy qendra tregtare në Kosovë”, tha Musliu në një prononcim për Telegrafin.
Musliu u shpreh se pas një tragjedie si ajo e Gllogjanit, qytetarët ishin të gatshëm tashmë për ta besuar edhe një informacion si ai i kërcënimit për sulm.
“Do të thotë, u shfrytëzua tragjedia e Gllogjanit, sentimenti i skajshëm për humbjen e tri jetëve, dhe opinioni ishte i gatshëm që ta përpinte një dezinformatë të qëllimshme kërcënimi”, tha ai.
Tutje, Musliu u shpreh se pas gjithë kësaj zakonshëm qëndrojnë shërbime të inteligjencës.
“E gjithë kjo, duket se është pjesë e luftës hibride që po zhvillohet ndaj Republikës së Kosovës, duke e paraqitur vendin tonë gjoja si jo stabil. Prapa veprimeve hibride, zakonisht qëndrojnë shërbimet e inteligjencës, kurse në këtë rast, me siguri janë shërbimet serbe të inteligjencës, me shumë mundësi të ndihmuara nga rusët”, theksoi ai.
Ndërkaq, deri te publikimi i informacionit, siç shprehet Musliu, mund të ketë ardhur duke përdorur siç i quan ai “marionetat” ruse ose pro-ruse në institucionet ndërkombëtare në Kosovë.
“Siç duket janë përdorur edhe ‘marionetat’ ruse ose pro-ruse që gjenden në disa institucione ndërkombëtare në Kosovë, duke thënë se burimi i informacionit qenkan ambasadat perëndimore. Në fakt, kjo u mohua nga ambasadat e apostrofuara”, thaksoi Musliu.
Efekti i një informacioni të tillë u pa edhe në publik, duke u krijuar për pak kohë panik te qytetarët, e po ashtu duke mbushur ballinat e medieve serbe e ruse, që paraqisnin Kosovën si vend pa stabilitet.
“Pra, ky operacion psikologjik i shërbime armiqësore të inteligjencës, megjithëse pati efekt – u krijua panik te qytetarët, dhe njëkohësisht u mbushën titujt e mediave serbe e ruse se Kosova gjoja qenka vend pa stabilitet, unë besoj se do të dekonspirohet në detaje”, tha Musliu.
Mbrëmjen e së premtes, Kosova e rajoni u trondit nga ngjarja tragjike në Gllogjan, ku një person ka shtënë me armë zjarri në një autobus duke lënë të vdekur shoferin e autobusit, Gani Gjokaj dhe dy nxënësit pasagjerë Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.
Për identifikimin dhe gjetjen e autorit, apo autorëve të krimit janë angazhuar një numër i madh forcave të rendit, Njësiti Special i Policisë së Kosovës dhe po bëhen hetime edhe në koordinim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.
Madje, Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Vetëm një ditë pas rastit, për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të diplomacive të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.
Por, Policia e Kosovës kishte deklaruar për Telegrafin se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend. periudha e rrezikut ishte raportuar nga 26 deri më 29 nëntor, kurse autoritetet e sigurisë jo zyrtarisht janë njoftuar me këtë rast.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion, apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia për Telegrafin.
Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi