Deulofeu kalon Barçën në epërsi me një gol të bukur me thembër (Video)

Barcelona ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Malagas.
Është sulmuesi spanjoll, Gerard Deulofeu, i cili ka shënuar një gol të bukur me thembër për epërsinë 1-0.
Goli i spanjollit erdhi në minutën e dytë të takimit pas asistimit të Lucas Digne.

Megjithatë, goli edhe pse u pranua ishte i parregullt.
Topi i harkuar nga mbrojtësi francez kishte kaluar vijën fundore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































