Detajet nga shpërthimi me tritol në Selitë, pronari i automjetit mohon konfliktet

Një shpërthim eksplozivi ndodhi në makinën e Dritan Janos në Selitë, në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me dy automjete ku njeri prej tyre është afruar tek porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës ndërsa më pas janë larguar rrugicave të zonës së Selitës.
Ai ka mohuar të ketë konflikte të hapura ose debate me ndonjë person, duke mohuar gjithashtu që të ketë dijeni për arsyet pse autorët e mundshëm vendosën lëndën plasëse në makinë.
Sipas burimeve, prej gati 10 vitesh ai është i punësuar në Institutin e Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.
Deri më tani nuk ka një pistë konkrete, por hetuesit dyshojnë se shkak mund të ketë qenë ndonjë konflikt i çastit me ndonjë person. /Telegrafi/















































